• |
ide | kryesore

“Real, më gjej një skuadër tjetër”: Ceballos kërkesë klubit ta largojë nga Arsenal

Sport



Ka përfunduar që tani aventura e Dani Ceballos tek Arsenal. Spanjolli, i mbërritur në huazim nga Real Madrid pasi ishte për një kohë të gjatë në shëjestër të Milan, i ka kërkuar blancos të kthehet në bazë për tu xhiruar më pas në një tjetër klub. Eksperienca e Danit në Londër nuk ishte në lartësinë e pritshmërive e, këtu ka ndikuar edhe një dëmtim që e ka mbajtur për një kohë të gjatë larg fushës: nuk luan një ndeshje nga 6 nëntori e, në vecanti, nuk ka luajtur ende asnjë minutë që kur ka mbërritur në pankinë Arteta. Ashtu si për Dani Olmo, që do të firmosë për Leipzig, edhe Ceballos ka si objektiv të parë atë për tu grumbulluar nga Spanja për Europianin e nuk dëshiron të rrezikojë të kalojë pesë muaj të tjerë në pankinë, duke humbur mundësinë të jetë në 23 –shen e Roja.

Këtu ka marrë shkas edhe kërkesa e tij për Real, që do të flaës në ditët e ardhshme me Arsenal e do të kërkojë një skuadër të re për Ceballos. Cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i spanjollit, në këtë moment, vështirë të thuhet, por Real do të vlerësojë të gjitha ofertat me idenë për të ruajtur huazimin me të drejtën e blerjes. Një situatë që mund të ngacmojë Milan , që e kërkoi me ngulm Ceballos në merkaton e verës e tani mund të kurorëzojë dëshirën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *