• |
ide | kryesore

Si po rrëzohen njëri pas tjetrit kryebashkiakët e Ramës

Lajme, Të fundit

Në shtatë muajt e parë, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, 6 kryetarë bashkish të PS-së janë denoncuar nga opozita se janë subjekt të ligjit të dekriminalizimit dhe ndodhen në kushtet e ndalimit të mbajtjes së një funksioni publik.6 kryebashkiaket e PS

I pari që “ngeci” në filtrin e Partisë Demokratike ishte Valdrin Pjetri në Bashkinë e Shkodrës. Pjetri u akuzua nga selia blu se nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit një dënim në shtetin italian, që e kishte marrë gjatë kohës që ishte student.


Në fillim, Pjetri u mundua ta mohonte akuzën, por më pas dha dorëheqjen dhe nuk arriti që të betohej para Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Kryebashkiaku i dytë që u denoncua ishte Agim Kajmaku, në Vorë. Ky i fundit kishte fshehur një vendim të formës së prerë të një Gjykate greke.

Kajmaku ishte dënuar në Itali për prodhim dhe shpërndarje të kartëmonedhave false. Edhe Kajmaku nuk e kishte raportuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin që kishte marrë mbi 10 vite më parë. Por, pas hetimit të Prokurorisë, Kajmakut iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërkohë, aktualisht Kajmaku është në kërkim nga Policia, pasi akuzohet për falsifikim të vulave. Selia Blu ndërkohë ka denoncuar edhe kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Mark Babanin, atë të Matit Agron Malajn, dhe kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajn. Ndërkohë, i fundit ishte ditën e djeshme ku pretendohet se në një video shfaqet drejtuesi i Bulqizës, Lefter Alla, teksa merrte kokainë.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi pak ditë më parë se po filtrohen dhe ka dyshime se janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të një funksioni publik të paktën edhe 10 kryetarë bashkish të tjerë të Partisë Socialiste. Kujtojmë që në zgjedhjet e 30 qershorit, në më shumë se gjysmën e bashkive të vendit, kandidatët e Partisë Socialiste nuk kishin asnjë rivalë përballë, pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk morën pjesë në zgjedhje.

Në këto kushte, opozita, e cila që prej shkurtit të vitit të kaluar dogji edhe mandatet e deputetëve, nuk i njeh kryebashkiakët aktualë të PS-së, ndaj ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme dhe lokale në të njëjtën ditë.

Sakaq, tani nuk dihet se cili do të jetë fati i 4 kryebashkiakëve, të cilët janë denoncuar publikisht dhe të paktën tre prej tyre janë nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme.

6 KRYEBASHKIAKËT

Valdrin Pjetri, Bashkia Shkodër
Mark Babani, Bashkia Malësi e Madhe
Agron Malaj, Bashkia Mat
Lefter Alla, Bashkia Bulqizë
Agim Kajmaku, Bashkia Vorë
Qerim Ismailaj, Bashkia Mallakastër

5 Comments

  1. Ne keto vite te “ethshme” te reformave ne drejtesi, te zgjedhurit kriminel te Rames ska si te jene cudi. Ndaj dhe SPAK duhet te hetoje PS si organizate kriminale (nja 4,5 ish deputet te denuar, e 7,8 bashkiake po ashtu) dhe kreun e saj si drejtues i asaj organizate. Nejse, kot e permenda SPAK se ata mutin te hane….

  2. Eshte e thjeshte, keto te gjithe paguajn te Edi Drama shuma marramendese (qe i merr nepermjet Monit e jo direkt) per te zene poste e funksione qe mandej per te vjedhur Shqiperine nepermjet fuqise pushtetare. Edi Drama u merr parate dhe u a dorzon parpara toges se PD qe ti bejne karakteristiken. Vendin e tije/saje do ta zeje nje hajdut tjeter qe do paguaj per vendin e punes e qe do iki per lesh kur nuk duhet me. Made in KCK = PS = Drame.
    E njejta gje ndodh me te burgosurit, tenderat, pallatet e cdo qelize kancergjone infektuar nga mendjet djallzore 30vjecare Shqiptare ne pordhitike.
    Shqiperia e KKKKKKK!!! qe duam!

  3. EDHE ? PSE MOS JU NXI FAQJA NDONJERIT ? APO MOS U SKUQ NDONJE ?
    KETU SA ME I MADH ESHTE PISLLIKU AQ ME I NDERUAR JE . VEND PERVERSESH

  4. te besh nje vetting ne politik te ne, nuk ngelet asnje politikan ne sistem. bejeni si e bet me gjyqtaret dhe keni per ta par. asnje nuk ngelet ne politiken shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu