• |
ide | kryesore

SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetimet ndaj kreut te bashkise se Bulqizes, Lefter Alla, per te cilin nje dite me pare u publikuar nje video, ku pretendohej se ishte ai duke pire kokaine ne nje lokal.

Çeshtja e regjistruar ndaj kryebashkiakut socialist bazohet ne nenin 283 te kodit Penal, konkretisht per shitje, ofrim, dhenie, marrje, si dhe mbajtje te substancave narkotike.
Sipas ketij neni, “kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim, ose me shume se nje here, denohet me burgim nga shtate deri ne pesembedhjete vjet”.

neni

Duke reaguar dje, Alla tha se videoja në të cilën PD-ja pretendon se kryebashkiaku i Bulqizës shfaqet duke marrë drogë në një ambient publik, konkretisht në një bar, është e montuar.

“Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale”, shkroi Alla në “Facebook”.



2 Comments

  1. Nuk na intereson shume kryebashkiaku i Bulqizes.
    SPAK te nise hetimet urgjent per vrasjet e 21 janarit ne mes te bulevardit , te nise hetimet per unazen e re ku ju grabiten shqiptareve 40 milion euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *