• |
ide | kryesore

Trafiku i klandestinëve, SPAK paraqet pretencën për grupin me 34 anëtarë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), paraqiti në gjykatë pretencën për 35 anëtarët e grupit të akuzuar për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, në këmbim të pagesave të konsiderueshme financiare. Përfaqësuesi i SPAK kërkoi dënime nga 6 deri në 10 vjet burg për të arrestuarit mes të cilëve ka edhe gra.

Sipas hetimit, 34 të pandehurit vepronin në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal duke realizuar dërgimin e personave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit nëpërmjet pasaportave dhe vizave të falsifikuara.

Pagesat që pëfitonte grupi varionin nga 7 mijë paund për në Britani dhe 25 mijë deri në 30 mijë dollarë për të hyrë në SHBA dhe Kanada.

Ky grup i strukturuar kriminal u godit rreth dy vite më parë, nga një aksion i gjerë i policisë shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane, franceze angleze dhe spanjolle si edhe nga bashkëpunimi i agjentëve special të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, raporton Ora.

Në kuadër të këtij procedimi penal deri tani janë dërguar për gjykim 14 persona, ndërsa vijojnë hetimet për 30 persona të tjerë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *