• |
ide | kryesore

Ushtrimi i thjeshtë matematik që ngatërrojnë të gjithë

Lapsi Leaks

A mund ta zgjidhni? Në pamje të parë ky ushtrim matematike duket i thjeshtë, por në rrjete sociale ka përhapur shumë debat për përgjigjen e tij.

Me mijëra përdorues të Facebook kanë komentuar përgjigjen e tyre duke e shpjeguar por shumë prej tyre kanë gabuar. Për disa është shumë e thjeshtë por për disa të tjerë është dhimbje koke.

Ushtrimi është ky: 8 ÷ 2 (2 + 2). Por cila është përgjigja e saktë e këtij ushtrimi që është bërë viral në internet? Profesori Steven Strogatz shpjegoi hapat për zgjidhjen e saj.

Sipas rregullave matematikore, së pari kryen veprimet brenda kllapave. Pra (2 + 2 = 4). Më pas kemi ushtrimin e tillë 8 ÷ 2×4. Në këtë rast veprimet bëhen sipas radhës, 8 ÷ 2=4 e më pas 4×4=16.

Sipas profesorit gabimi që bënin shumica ishte që kryenin shumëzimin në fillim ku dilte se 2×4=8 e më pas bënin pjesëtimin, 8÷8=1.

3 Comments

    1. Jo o Aldo.E ke gabim.Shumezimi dhe pjestimi behen ne order duke filluar nga e majta ne te djathte.Nuk ka rregull qe pjesetimi apo shumezimi behet perpara njeri tjetrit.Po shumezimi dhe pjestimi behen para mbledhjes dhe zbritjes, ne kete rast ka rregull.Profesori e ka bere tamam sipas rregullit te mathematikes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu