• |
ide | kryesore

Video e kryebashkiakut me kokainë, Artan Hoxha tregon çfarë u tha prokurorëve të SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari Artan Hoxha i cili ka bërë publike edhe videon ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duket duke pirë kokainë, ka dalë nga prokuroria e SPAK, pasi ka dhënë dëshminë e tij. Hoxha u ka dhënë përgjigje dhe akuzave se është përdorur nga politika. Sipas tij, askush nuk e lidh dot me Salianjin apo me çështje si ‘Babale 2’, apo ‘Babale 3’.

Unë paraqita mënyrën se si mora videon. Çfarë disponoja ia kam paraqitur prokurorisë. I kam dhënë prokurorit çdo informacion që ai ka dashur. Sigurisht pres që SPAK të jetë në lartësinë e pritshmërinë e shqiptarëve. Kam besim se do ta bëjnë punën e tyre. E kuptoj linjën e mazhorancës, persona që kanë përgjegjësi morale dhe po mundohen ta faktorizojnë. Edhe pronarët e medieve, ish-kolegët, ish-gazetarët që sot janë bërë pronarë, që po mundohen ta shpëtojnë këtë ngërç që ka zënë mazhorancën, nuk mund të më lidhin mua me politikën apo me ish-deputetin Salianji’, deklaroi gjatë fjalës së tij, Artan Hoxha.



2 Comments

  1. Ai kokebolja Bashkise tha se kishte nje vit qe kishte dijeni per videon. Nqs ti e disponoje videon prej nje viti perse nuk e dorezove ne prokurori apo si duket nuk pranoi te paguante gjoben dhe e shite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *