• |
ide | kryesore

Video / Premier League: Liverpool vuan në Wolverhampton, por Firmino dhuron një tjetër fitore

Sport



Liverpool vijon marshimin e pandalshëm në Premier League dhe fiton 2-1 në fushën e Wolverhampton, duke arritur në 14 suksese radhazi në kampionat dhe 22 në 23 ndeshje në total. Ndërkohë Të Kuqtë kanë vuajtur më tepër se zakonisht: pas avantazhit të firmosur në minutën e 8′ nga Jordan Henderson, në minutën e 51′-të ka ardhur barazimi i bukur i Raul Jimenez. Ujqit kanë rrezikuar edhe të barazojnë, por në minutën e 84′-ët është Roberto Firmino që ka gjetur goditjen fituese. Pas këtij takimi Liverpool numëron 16 pikë më shumë se Manchester City në vendin e dytë dhe ka mundësi që këtë epërsi ta thellojë në 19 pikë pasi do të luajë një ndeshje të mbetur kundër West Ham të mëkurën më 29 janar.

https://www.youtube.com/watch?v=uFbuRjIamVU



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *