Dorëzohet në polici autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së hënës tek “Astiri” Noel Dishi.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.
Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T. Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.
Mund te sqaroje ndonje cka dash me thene autori ?
1. “Si rezultat i trysnise”. Ne cilin ligj percaktohet qe Policia nen/ushtron “trysni” ?
2. “Vijon puna per dokumentimim”. Po kjo ca do me thene pash zotin. Autori dorezohet, Mund te thuhet psh., veprime hetimore.
3. Ne kete rast, dorzimi u be me automjetin e drejtuesit te Policise apo taksi? Meqe zakonisht keshtu ndodh me “dorezimet” vullnetare.
po hic o kot. edhe vetdorezimin duan ta bejn fitore te tyre.
Shqipeve nuk u mjafton nje emer…. Fare e ndyre!