• |
ide | kryesore

Zgjedhjet maqedone/ Shqiptarët mund ta rrëzojnë Zaevin nga pushteti

-Instant, Kryesore, Lajme



Parti më e madhe shqiptare në Maqedoni, BDI e Ali Ahmetit mund të bëhet shkak për të rrëzuar nga pushteti Zoran Zaevin.  Që kur ish kryeministri dhe lideri i LSDM, shpalli zgjedhjetet e parakohëshme si kundërrreagim ndaj mos hapjes së negociatave pozitat e tij janë lëkundur ndjeshëm. Dhe këtë e ka pohuar edhe zv kryeministri  i Republikës së Maqedonisë Bujar Osmani, nga radhët e BDI. Gjatë një interviste eksluzive për Gazetën Express, ai tha se BDI do të garojë e vetme në garën elektorale të 12 prillit. Por deklarata më e fortë e njërit prej njerzve të afërt të Ali Ahmetit ishte se për sa i përket koalicioneve me partitë maqedonase pas zgjedhjeve, BDI do të respektojë parimin “Fituesi me fituesin”, që lë të nënkuptojë se BDI do të bëj koalicion me partinë maqedonase që do të dali fituese, pa marrë parasysh nëse është VMRO-ja tani në opozitë apo LSDM e Zaevit.

Résultat de recherche d'images pour "bujar osmani ali ahmeti"zv kryeministri Bujar Osmani she Ali Ahmeti

Kur ishte puna për të rrëzuar regjimin e Nikolla Gruevskit që drejtoi për 10 vite me radhë një qeveri autoritare, pas shumë hezitimesh dhe presioni nga Tirana dhe diplomatët perendimorë, partia më e madhe shqiptare BDI nuk zgjodhi parimin “Fituesi me fituesin”. Ali Ahmeti më në fund i bashkoi votat me Zaevin që ishte renditur si partia e dytë maqedonase, për të prodhuar ndryshimin e madh. Atëhere VMRO, që arriti ta ruajë vendin e parë akuzoi atë që e quajti si “platforma e Tiranës” për rëzimin e Gruevskit nga pushteti.

Andi Bushati: Kush dështoi në Tiranë me mbështetjen e Gruevskit?

Por tani, tre vite më pas, ndoshta se rreziku i një regjimi autoritar është rrëzuar bashkë me largimin në azil të Gruevskit, apo ndoshta se me të djathtën i ruan ende lidhjet e vjetra, partia e Ali Ahmetit i ka lënë të hapura koalicionet duke mbajtur linjën se do t’i bashkohet atij që fiton garën mes elektoratit sllavo maqedon. Pra nëse fiton sërish Zaevi, koalicioni vazhdon, por nëse jo, BDI nuk do ta mbajë sërish në pushtet.

Pavarësisht nga ky qëndrim opozita maqedone vazhdon ta shikojë me dyshim partinë më të madhe mes shqiptarëve duke dyshuar se Edi Rama do ti bëjë presion Ahmetit që të vazhdojë qeverisjen me mikun e tij të majtë Zoran Zaevin.

Jo më larg se këtë të enjte, nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski theksoi në një intervistë për ABC Neës se kryeministri Edi Rama po ndërhyn në çështjet e brendshme të Maqedonisë. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në mënyrë direkte, përzihet në zhvillimet politike në Maqedoni që nga viti 2016 kur është hartuar e ashtuquajtura Platforma e Tiranës, kur i ka ftuar partitë politike shqiptare në Tiranë. Mendojmë se kjo është e pandershme dhe jo korrekte. Përderisa qytetarët që jetojnë në Maqedoni zgjedhin përfaqësuesit e tyre, mendoj se ata duhet që politikat e tyre ti bëjnë këtu dhe çdo gjë tjetër është përzierje në punët e brendshme të një shteti tjetër që është më e keqja që mund të ndodhë”, theksoi Nikollovski.

Arber Zaimi: Maqedoni: Kriza e hipo-kriza rreth “Platformës së Tiranës”

Ai përmendi relacionet e kryeministrit Rama me politikanë në Shkup, duke aluduar në kryeministrin e deritanishëm Zoran Zaev. “Më duket se ai ka një mik, preferencë në Maqedoni, por shpresojmë se do ta kuptojë se duhet të bashkëpunoje edhe me qeveri tjetër dhe se për zhvillimet në Maqedoni vendosin qytetarët e Maqedonisë.”, theksoi nënkryetari i VMRO-së.

Résultat de recherche d'images pour "zaev rama"Rama eshte bere i afert me Zaev sidomos pas planit te Aleks Soros per Shengenin Ballkanik

Por qëndrimi i shprehur nga Bujar Osmani për median e Prishtinës shkon në drejtim të kundërt me këtë frikë. Dhe nëse Zaev nuk ia arrin të sigurojë vendin e parë në zgjedhjet e 12 prillit, nuk është e sigurtë se BDI do ta mbajë atë me çdo çmim në pushtet.

©Lapsi.al

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *