• |
ide | kryesore

Kush gënjen Edi apo Ramushi?

-Instant, 2, Ide

Përballja e radhës mes dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare, ka ngritur sërish të njëjtën pyetje në publik: kush gënjen, Edi apo Ramushi?

Haradinaj e cilësoi me këmbëngulje, të enjten në mbrëmje në Open, homologn e tij në Tiranë, si një nga projektuesit e coptimit të Kosovës. Ai tha se ka dëshmitarë të huaj dhe shqiptarë, të cilëve Rama u ka folur për këtë gjë. Ai deklaroi se është gjendur edhe vetë në tryeza ku Rama e ka shtruar këtë temë. 


Por, përkundrejt pohimeve se ai ka qenë një fanatik i shkëmbimit të territoreve, kryeministri shqiptar i cilësoi ato si “bërllog politik”. Me stilin e tij, ai shtoi batutën: “Unë kam dashur ta ndaj Kosovën, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja Mbretërore”.

Lexo më tej:

Ndarja e Kosovës/ Raundi i fundit i ndeshjes Rama- Haradinaj

Megjithëse këto qëndrime diametralisht kontradiktore nuk kanë më vlerë politike, pasi tani të gjitha palët e pranojnë varrosjen e idesë së çmendur të shkëmbimit të territoreve, zbulimi i së vërtetës i shërben më shumë historisë, për të kuptuar se kush ka qenë në anën e drejtë apo në atë të gabuar të saj.

E këtu, ndonëse nuk kemi ndonjë foto, ku Rama të jetë duke vizatuar harta, apo Ramushi duke i grisur ato, ndonëse nuk kemi dokumenta për të parë se ç’plane kanë hartuar treshja Vuçiç- Rama- Thaçi, apo me kë komplotoi Haradinaj për t’i penguar, ne mund të nisemi nga qëndrimet që kanë mbajtur palët gjatë këtij debati mbi dy vjeçar. 

Në këtë pikë shancet më të mëdha janë që si gënjeshtar të etiketohet kryeministri ynë. Sepse në mënyrë indirekte, por këmbëngulëse, ai është rreshtuar hapur pro shkëmbimit të territoreve.

Fillimisht, në kulmin e debatit për këtë temë, Hashim Thaçi,  e artikuloi atë i pari në gusht të 2018, Rama i doli atij në mbrojtje me shprehjen tashmë të njohur: “Kush i thotë Thaçit tradhëtar, është vetë gomar”.

Anësia e tij nuk përfundon këtu.

Për t’i shkuar deri në fund kësaj aventure marroke, Edi Rama riskoi të prishej edhe me kancelaren Merkel. Shumë më parë se shefja e qeverisë gjermane të dilte publikisht, krahas kryeministrit të Bosnjes, Zvizdiç (gusht 2018), ajo e pati thirrur në Berlin, Edi Ramën, për t’i marë premtimin se ai nuk do ta mbështeste këtë çmenduri. Rama ia dha premtimin në kancelari, sy më sy. Por më pas, atëhere kur llogariti se plani i ndarjes kishte mbështetje amerikane, ai u tregua i gatshëm ta tradhëtonte: “Merkel është kancelarja që mbron interesat e vendit të saj, kurse unë ato të vendit tim”, tha ai në mediat shqiptare.

Anxhela Merkel insiston: Jemi kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

I bindur se mundësi të tilla të arta “vijnë vetëm njëherë”, ai e shkarkoi në janar ministrin e Jashtëm, Bushati, madje duke pranuar në Opinion, se kishte divergjenca me atë që kishte dalë publikisht kundër hapjes së Kutisë së Pandorës duke mbështetur opsionin gjerman.

Dëshmi se Rama ka qenë pro zgjidhjes të shkëmbimit të territoreve janë edhe shumë interlokutorë të huaj që kanë folur direkt me të.

Që në gusht të 2018, në një shkrim për Washington PostCarl Bild, pas një bisede të përbashkët, pohoi se kryeministri shqiptar është i hapur ndaj kësaj ideje. Të njëjtën gjë konfirmoi shumë më vonë edhe ish ministri gjerman, Christian Schëarz- Schilling, të cilit ktyeministri shqiptar i ka pranuar, sy më sy, se e shihte këtë mundësi si një hap për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.   

Thirrja e Carl Bild: Ndryshimi i kufijve mund të provokojë gjakderdhje

Që Rama ka qenë i përfshirë në këtë projekt të nisur në Beograd e konfirmon edhe fakti se ai nuk e goditi asnjë herë atë publikisht. Këtë gjë do ta bënte vetëm pasi kjo çmenduri u zmbraps dhe vetëm pasi presidenti serb Vuçiç shpalli, në gusht 2019, se idetë e tij kishin dështuar dhe se plani i ndryshimit të kufijve kishte vdekur.

Vuçiç për Le Figaro: Ideja e ndryshimit të kufijve ka vdekur, por shqiptarët duan të dominojnë Balkanin

Vetëm pas kësaj, kryeministri mori lirinë të deklarohej prerë dhe pa ekuivoke në Real Story se “Unë jam kundër shkëmbimit të territorit dhe kundër përcaktimit të kufijve etnikë” .

Rama mohon veten: Kam qenë kundër ndryshimit të kufijve, Merkel u keqkuptua

Ky pra është historiku i këtij kalvari, i cili na lejon që, edhe pa qenë prezent në bisedat sekrete, edhe pa pasur fotot e hartave apo filmimet e tyre, t’i japim tani të drejtë, Ramush Haradinajt. Kryeministri i Kosovës që pati guximin ta denoncojë publikisht këtë aferë, që pas darkës në shtëpinë e Hashim Thaçit, në shkurt të 2019, pikërisht në kohën kur ajo dukej sikur kishte edhe mbështetjen e Uashingtonit, na ka thënë gjithmonë të vërtetën. 

Dhe ne nuk kemi nevojë për një proces gjyqësor për të kuptuar se Edi Rama na ka gënjyer edhe dje edhe sot. 

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Shum e fresket esht si e para ne televizion si thenjet e keti gerdalles plak km Shqipetare qe duhet korigjuar kufiri Kosove Serbi pasi (une do behem president i kombit) dhe se e don (USA), ky pra eshte gomari i Peqinit i yni.

  2. Asnje nuk genjen , te dyja jane goca te ndershme por kjo e jone eshte me e ndershme .
    Te besosh se keta nuk genjejne eshte njesoj sikur te besosh qe makina ecen me peshtyme .

  3. NE NJE RAST ESHTE SHUME E LEHTE TE VERIFIKOHEJ KUSH EDHTE GENJESHTAR ,LE TE PADIT EDI RAMA MERO BAZEN PER ATE DOSJEN E KRISTAQ RAMES DHE TA VENDOS GJYKATA ,OSE DEL GENJESHTAR EDI RAMA OSE MERO BAZE,

  4. Duke mos e njohur, ose duke e njohur perciptas Haradinajn, nuk mund te behet nje vlersim i sakte i thenjeve te tij. Ama duke njohur Km tone dhe duke e ditur se gjithmone thote te verteten, atehere vlersimi i thenjeve te tij eshte i thjeshte dhe mund te behet shume sakte. Km tone as kucovari ne krye te bashkise Tirane nuk ia var dhe duke ditur se ia fut kot nuk e leu ate shkallen qe e urdheroi te lyeje. Kaq sa per te kuptuar se cfare qeverisje dhe ke kemi ne krye te qeverise…

  5. Sa qenke zgjat o Bushat per nje felliqsire si Esat Pasha. Esat Pasha kerkonte te ngelej ne histori duke share Ismail Qemalin sharlatan.

    Te besojme qe Mark Frrokun e Valdrin Pjetrin i ka shoke Ramush Harajdinaj??? Te besojme qe Ramushin nuk e cuan ne cdo gjyq pro-Serbet? Dhe pro-Serbet Shqiptare nuk kane patur ndonje dashuri per Serbet, thjesht kane dashur pushtetin me cdo kusht. Edi Rama duhet te jetoje qe ta shohe kubdo e fuse historia. E ma do mendja jo plumbi, por overdoza do e coje ne ate te Netes

    1. O NEXHIP E PE EMISIONIN OPINION TEK FEVZIU PER KONGRESIN E LUSHNJES ? PO NUK E KE PARE SHIFE NE YOUTUBE DHE MOS FOL SI E JEMA E ZEQOS NE MAJE TE THANES . NGA TE GJITHE ATA QE MORREN PJESE ATY , ME I MIRI NA PASKA QENE ESAT PASH TOPTANI . EDHE VETE U HABITA DHE NUK U BESOJA VESHEVE . HISTORIA E KETIJ KOMBI ESHTE TOTALISHT E MANIPULUAR .

      1. Me cfare kam pare, Esati i qendronte llafeve te tij, dmth e kishte aq burrni… Prandaj i futen plumin sepse nuk e perballonin dot. Kurse ky bythqiri eshte tjeter gie komplet!!!!

  6. O Bushat ti nuk dukesh kaq naiv të bësh pyetje të tillë, duhet të jeni shumë shumë pak ju që akoma nuk e paskeni kuptuar!!!!

  7. Edhe ne Rrambuje kosovaret nuk deshen te firmosnin mareveshjen,por I moren prej bythes me force dhe firmosen.
    Edhe Tani pa shtet Jane sepse duan te gjithe pushtetin per vehte.
    Haradinajn dihet qe eshte nje Patriot hajdut si dhe Meta e Berisha.
    Patriotizmi primitiv nuk e mbulon vjedhjen dhe injorancen.
    Te ishte per keta patriote primitiv edhe sot Kosova nuk do ishte shtet.
    Europa dhe Amerika nuk pordhen per keta Patriote por I detyruan me force keta patriote xhepash
    Edhe Rugoven keta patriote e quanin spiun(perfshi ketu Saliun dhe Meten)

  8. Per te bere pyetje se kush genjen, me pare shihi karakteret e burrerine sejcilit, si me pare sot e ne vijim.Ne, ketu jemi mbushur e gogsitur nga genjeshtrat e mashtrimet e mashtruesit hipokrit e dallaveraxhi te keti kryeministri qe ne kete kohe te drejtimit te tije e tregon se sa bajat, e klloun eshte bere ne politikat e tije si te brendeshme, ashtu edhe te jashteme. Kush, e nese ka njeri qe sot beson akoma tek ky mashtrues e genjeshtar klasik, atij, apo atyre duhet tu themi guake, qorre, e shurdh_ memece qe nuk mendojne e te shohin perpara. Anda, sido qe oktapodi Rama, po mundohet te mbuloi bemat e theniet e tije, si para e mbrapa kraheve te qeverise se Kosoves, perseri te gjithe shqiptaret, si kendej kufiriyt, apo andej, e dine qe Esat Toptani i sotem, eshte vetem hajni Rama.

  9. Edi Drama genjen per disa arsye

    1) GENI
    2) Oligark
    3) Kurr mos i beso nje politikani (sidomos Shqiptar)
    4) PS-ist
    5) Neo Komunist
    6) Skico
    7) Droga
    8) Nevrik

    Mund te numrosh 10tra arsye perse eshte genjeshtar, Drama eshte genjeshtar 1000 here ne dite i nderuar Andi.

  10. Mbrëmë pashë një foto të publikuar në një media, ku Vuçiç kishte shpalosur një hartë të Kosovës së veriut e Thaçi me Merkel e Ramën po e shikonin me vëmëndje. Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, nuk ishte i pranishëm.
    Nuk besoj se këta mbi këtë hartë po diskutonin për ndonjë projekt të hapjes së ndonjë autostrade midis Kosovës e Sërbisë.

  11. Z. Bushati !
    Në shkrimet tuaja keni ngritur shpesh shqetësimin se dy mediat më të fuqishme televizive si TV Klan e Top Cannel, janë plotësisht të kapura nga Rama..
    Ndërkaq kemi parë që në TV Klan, me kryeprokuror Lorenc Vangjelin ti bëhet gjyqi ish presidentit e ish kryeministrit Berisha e në Top Channel rolin e prokurorit kundër kryeministrit të Kosovës Haradinaj, veç gazetarëve Haxhia e Dudushi, ta luaj edhe moderatorja Vasili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu