• |
ide | kryesore

Barcelona mbyll shkëmbimin me Juventus: zyrtarizimi punë orësh

Sport



Aks i nxehtë mes Juventus dhe Barcelonës: nëse tratativa Rakitiç-Bernardeschi është vendosur përpara një pengese, dukshëm në favor të bardhezinjve, shkëmbimi i “gjelbër” mes Marquez dhe Matteus Pereira ka hyrë në fazat finale. Të dy klubet janë në punë për të sistemuar detajet e fundit dhe të përsosjes së operacionit: Shefi i përgjithshëm i Futbollit të Juventusit, Fabio Paratici, është që nga dje në Milano, në Pallatin Paris, selia kryesore bardhezi në kryeqendrën lombarde.

E mundshme që tymi i bardhë për shkëmbimin mes dy klubeve të vijë në pasditen e sotme: për fantazistin brazilian, i datëlindjes 1998, sapo është zyrtarizuar marrëveshja për fundin e huazimit tek Dijon, ndërsa sulmuesi me origjinë venezueliane, i datëlindjes 2000, militon në skuadrën B të klubit katalanas. Sapo të konkretizohet operacioni, Marquez do të mbërrijë në Torino dhe do t’i bashkohet Juventusit të moshës deri në 23 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *