• |
ide | kryesore

Berisha: Pse Rama nuk flet për akuzën e arrestimit 2 herë në Francë

Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi është shprehur se Edi Rama ka ngritur ndaj tij 13 padi për shpifje, por vetë nuk përgënjeshtron akuzën e drejtpërdrejtë se ka qenë 2 herë në burg në Francë.

“Më e rëndë është akuza e atij që thotë se ka blerë 23 këmisha apo akuza që i bën Gjergji Thimio, i cili thotë se je burgosur 2 herë në Francë. Gjergji Thimio më thotë se unë jam gati për ndjekje penale, nëse kjo nuk mjaftohet.


Thimio thotë se Rama ka qenë 2 herë në burg në Francë, për shitje ikonash. Edhe Fatos Nano është shprehur se e mora nga Parisi me thonj të paprerë duke shitur ikona. Këtë që po them unë e keni në intervistën që jep Gjergji Thimio, pasi doli nga burgu.

A nuk është Gjergji Thimio për tu hedhur në gjyq, nëse është shpifje. A nuk e pyeti publikisht Martin Henze a ke qenë në burg në Francë? A reagoi Edi Rama?

Ky njeri që hedh Sali Berishën në gjyq 13 herë, nuk hedh Gjergji Thimion i cili i thotë me zë e figurë që ke qenë 2 herë i dënuar. Të paktën një përgënjeshtrim bëhet dhe i thuhet se do të çoj në gjyq”, – tha ish-kryeministri Sali Berisha.

“Gjatë kohës që isha në pushtet ka berë vetëm një padi ndaj meje. Pasi kapi drejtësinë, në këto vitet e vettingu ka ngritur 13 padi ndaj meje. Ky qytetar më shkruan se në Hugo Boss në Neë York bleu 23 mijë dollarë këmisha. Ky tani më ka paditur për shpifje, por ja ku është mesazhi. Ti e di shumë mirë, që Nikolla Çaushesku ndërronte çdo ditë kostumin se kishte idenë që helmohej.

Ti e di shumë mirë, që ka kompani që prodhon këmisha që vishet vetëm 1 herë. Ai zotëria shkruan, tani ju doni që ta fsheh unë këtë?”, – deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

10 Comments

  1. Ky qe vazhdon dhe jeton me parate e vjedhura ne keto 25 vjet floririn e kerrabes ne bashkpronsi,parate e bankes me francezin,karbutant arme serbise,vjedhja e bankes ne shkoder,shitja e fishekeve ne gerdec,467 koncesionet,rruga kombit etj

    1. “Ky njeri që jeton me paratë e vjedhura në këto 25 vjet” .
      Mjafton kjo gënjeshtër e trashë flagrante , për të mos shkuar më në gënjeshtrat e tjera apo idiotësinë për të përmendur Rrugën e kombit.
      Doktor Berisha mbase është i vetmi politikan në Shqipëri që jeton po në njejtin apartamenti modest ku ka banuar sa ishte një mjek i shquar kardiollog.
      Është akuzuar se ka një vilë në Lalëz.
      Vila është blerë nga çifti Malltezi që pasi kanë punuar me rrogat e OKB që janë 30 herë më të larta se ato në Shqipëri,gjatë kohës kur Berisha ishte në opozitë, e blenë ate vilë edhe me paratë e fituara nga biznesi i tyre.
      Janë mijra shqiptarë që kanë blerë vila të tilla në bregdet pasi çmimi i tyre ka qenë dhjetë herë më i ulët se në bregdetin e cilitdo vendi europian. Ka biznesmenë socialistë që kanë ndërtuar jo vila që kanë edhe shumica e gazetarëve që i bëjnë fresk PS, po edhe hotele lluksoze e pallate shumëkatëshe.
      Duke mos pasur asnjë fakt për abuzime të tilla për Berishën, e gjithë lukunia e propoganduesve të Ramës, merej me bizneset modeste të fëmijve të tij.
      Krahasojeni Berishën me Ramën apo Veliajn.
      Berisha ndonëse ka qenë 15 vjet në pushtet (e jo 25 vjet siç gënjen ti), jo vetëm që nuk ka ndërtuar asnjë vilë vetë, por asnjëherë nuk i ka kaluar pushimet apo të bëjë udhëtime turristike e për sport në hotelet më lluksose të botës siç kanë bërë politikanët socialistë si Nano e Rama e deri Veliaj me shokë.
      Dy vjet pasi u bë kryeministër, Rama që deklaronte se kishte në bankë “kursime” vetëm 3000 euro, ndërtoi sarajet prej betoni në Dajt.
      Një vit pasi u bë ministër Veliaj, bëri dasmë sheikësh në Kalanë e Gjirokastrës “me paratë e kursyera nga pensioni i mamasë”.
      Menjëherë pasi PD erdhi në pushtet e Berisha u zgjodh president, për herë të parë mbas një gjysëm shekulli, të pushtetit komunisto-socialist, një qeveri shqiptare ngriti në OKB çëshjen e Kosovës
      E kësisoj trushpëlarësh si ti i besojnë gënjeshtrave të sigurimsave, se Berisha paskej qenë “spiun i serbëve”.
      Kush tentoi ta bënte Shqipërinë një republikë të shtatë të Jugosllavisë, Berisha apo Enveri dikur e Edveri sot ?
      Ka sigurisht edhe Berisha gabime të cilat i ka pranuar vetë se nuk ka njeri të pagabueshëm në botë, por ama përse sajoni të tilla gënjeshtra që nuk i hanë as fëmijtë 10 vjeç ?

  2. “Gjatë kohës që isha në pushtet ka berë vetëm një padi ndaj meje. Pasi kapi drejtësinë, në këto vitet e vettingu ka ngritur 13 padi ndaj meje.” – e paska kapur frika kete

  3. Nëse Berisha do të hidhte në gjyq gjithë ato politikanë apo zagarët e tyre gazetarë që kanë shpifur për te gjatë këtyre tre dekadave, sot Berisha nëse do të kishze pasur Shqipëria një drejtësi të pamvarur, vetëm nga gjobat do të ishte bërë politikani më i pasur në Shqipëri.
    Ka vetëm 30 vite që kemi dalë nga rregjimi diktatorial enverist prejgati 5 dekadash.
    Ekonomia sigurisht që ka ndryshuar e në tërësi niveli i jetesës së shqiptarëve.
    Por duhet 100 vjet që juristët e diktaturës e bijtë e tyre të ndryshojnë kahjen politike.

  4. PSE EDI RAMA NUK E PADIT MERO BAZEN ,PER SHPIFJE KUR JA PUBLIKOJ ATE AFAREN E KRISTAQ RAMES ME GRUAN E EDI RAMES DHE GREGUN

  5. O byroist i pd mjaft shkruajte si debatikasi Coli nuk e mbron dot salih karaxhic berisha ti ai gruan e ka me gjak te paster serb femijet po salihu vete eshte i tille per gjys keto te verteta nuk i mohon dot as ti debatikasi i shekullit te ri as shpellkaret omgj sot sa per shtepine modeste 240 meter katror dhe vilen ne lalez me 1200 meter katror qe keto i ka ne emer te zenit dhe argites keshtu burri eshte ky me Benz te blinduar dhe me nje shpure badigardesh shpellkar te gjitha keto nuk mbahen me rrogen e kryeministrit dhe presidentit,nje ditelindje beri zeni per karminen dhe u trondit tirona nga bombat fishkezjar,pra o debatikasi keto shpenzime mbulohen nga floriri i vjedhur,bankat e grabitura nga izeti me shpellkaret e salihut,me fisheket e gerdecit,armet e karburantin per serbet e familjes se gruas dhe te vetes por dita po vjen o debatikas spaku,e pe o byrist kush e priti dje salihun ne klan Drini i geijve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu