• |
ide | kryesore

Billie Eilish flet për depresionin, ‘Doja ti jepja fund vetes’

Paparazzi, Slider

Billie Eilish dha një intervistë për The Gayle King Grammy Special që u transmetua të enjten në CBS, ku foli për dëshirën për t’u vetëvrarë që përjetoi në Berlin në 2018-n.

“Isha kaq e palumtur,” tha Billie. “Isha e palumtur dhe pa jetë.” Në intervistë, Gayle shpjegon se “fama po i rëndonte shumë mbi shpatulla” adoleshentes. “Nuk dilte dot në publik pa rënë në sy dhe shumica e shoqërisë, që s’e kuptonte jetën e Billie-t, iu largua. E vetmuar dhe e izoluar, Billie ra në depresion.” “Nuk dua të tremb njeri, por realisht s’e besoja të jetoja deri 17 vjeçe,” pranoi Billie dhe shtoi se gjithmonë ka dashur ta lëndojë veten në njëfarë mënyre.

Ajo foli për një moment të errët në Berlin dhe tha: “Më kujtohet një rast që isha në Berlin, isha vetëm në dhomë dhe mbaj mend dritaren ngjitur meje. Mbaj mend që po qaja sepse thoja kështu do të vdes, do ta bëj.”

Këngëtarja pranoi se rreshti “dua t’i jap fund vetes” në këngën “bury a friend,” dikur kishte kuptim të mirëfilltë. “Është një fragment në një nga këngët e tua kur thua se do t’i japësh fund vetes. Kur e dëgjova, shpresova mos ta kishe vërtet për veten,” tha gazetarja. Billie iu përgjigj. “Për veten e kisha, por edhe rimonte.” Sidoqoftë, 18-vjeçarja që është nominuar për gjashtë çmime Grammy këtë vit, ka folur dhe më parë për depresionin dhe lëndimin e vetes. Billie thotë se tani u gjendet pranë fansave që kanë probleme me shëndetin mendor dhe i nxit të mos bëjnë diçka që s’e zhbëjnë dot.

“I kap nga shpatullat dhe u them, ‘Të lutem kujdesu për veten, trajtoje mirë veten. Mos hidh hapin tjetër dhe mos lëndo veten,’” tha Eilish. “Është diçka që s’e zhbën dot.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu