• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo tregon dietën e fizikut super: proteina, pushim e aspak alkol

Sport

Një talent i lindur, dedikim i jashtëzakonshëm për stërvitjen e një stil jete e rregullt pa teprime. Eshtë ky sekreti i Cristiano Ronaldos, suksesi i të cilit nis nga tavolina. Kampioni i Juventus, në fakt, ndjek një dietë me shumë proteina e pa alkol. Janë gjashtë gatimet e ditës, sidomos ato me bazë pule e peshku. CR7 i jep shumë rëndësi pushimit dhe kohës së lirë, që kalon me familjen dhe miqtë.

Ka qenë tabloidi britanik ‘Sun’që i ka kushtuar vëmendje stilit të jetës së fenomenti portugez. Dita e tij nis me një mëngjes të parë me bazë proshute, djath e kos të reduktuar në yndyrna. Kështu arrihet në të parin nga dy drekimet e përditshmëm, që parashikojnë sallatë dhe pulë. E dyta konsiston tek peshku, më tepër ton, me sallatë, vezë, ullinj e domate. Dy janë edhe darka, në të cilin alternohen edhe njëherë mishi e peshku, si kallamarë, byftek e peshk shpatë. Gjatë ditës janë të parashikuar edhe vakte të vogla, në mënyrë rigoroze me bazë frutash të freskëta.


Sekreti i suksesit të tij e jetëgjatësisë futbollistike i takon edhe stërvitjes, ku nuk mungon noti. Fondamental rezulton të jetë pushimi: tetë orëve të gjumit të cdo dite, CR7 i shton pesë pushime gjatë ditës. Atë që mbetet nga koha, e kalon me familjen dhe miqtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu