• |
ide | kryesore

Emre Can drejt Bundesligës: Dortmund gati të bëjë lëvizjen finale

Sport



Historia mes Emre Can e Juventus duket se ka mbërritur në fund. Mesfushori gjerman, vetëm 279’ të luajtura në kampionat dhe i përjashtuar nga lista e Champions, kërkon të largohet nga Torino për të mos humbur Kombëtaren në prag të Euro 2020 e janë disa klubet që shpresojnë të firmosin me mesfushorin. Sipas Corriere di Torino, shoqëria që është aktualisht në vend të parë për ish-lojtarin e Liverpool është Borussia Dortmund, që ka kaluar konkurencën e Manchester United e Everton.

Klubi i Ruhr mund ti besojë një akordi me lojtarin, që është edhe gati të reduktojë pagesën për të mbyllur sa më shpejt transferimin. Mungon në fakt akordi me Juventus, që ka ndërmend të përfitojë një plusvalencë të rëndësishme e kërkon rreth 30 milionë euro (erdhi në verën e 2018 me parametër zero): Dortmund deri tani ka vënë në tavolinë 18 milionë, dy klubet po punojnë për të reduktuar distancat.

Në ditët e fundit kontaktet kanë qenë të vazhdueshme, me Juve që është gati të mendojë edhe një huazim, në mënyrë që të shtojë sa më tepër të mundet inkasimin. Ditët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi, për rikthimin e mesfushorit në Bundesligë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *