• |
ide | kryesore

Familja mbretërore, në një serial të animuar

Paparazzi, Slider



“Family Guy” është një nga filmat vizatimor për të rritur dhe argëtues së dekadës së fundit. Por ideatori i serisë së famshme, Gary Janetti, tashmë po i përkushtohet një serie tjetër, që premton polemika por edhe sukses pafund.

Bëhet fjalë për “The Prince”, që për protagonistë ka familjen më të diskutuar në planet, atë që me shekuj mbretëron Britaninë e Madhe. “Princi” i titullit është sigurisht George, djaloshi biond dhe shumë simpatik që në të ardhmen do të jetë mbreti më i admiruar në botë. Karakteri i tij i çiltër ka frymëzuar mediat botërore dhe në veçanti rrejtet sociale, që i kanë kushtuar princit shumë “meme” plot shaka. Njëri prej tyre ka qenë pikërisht Janetti, që tani ka vendosur të prezantojë një seri të mirëfilltë ku do të pasqyrohet jeta e familjes mbretërore e parë nga sytë një 6-vjeçari.

Dubluesit e familjes do të jenë po aq të famshëm, boll të mendosh që princi Harry do të ketë zërin e Orlando Bloom. “The Prince” pritet të dalë fillimisht në ekran në kanalin HBO MAX në Shtetet e Bashkuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *