• |
ide | kryesore

Foto/ Australian Open, karriera e Caroline Wozniacki përfundon në lot

Sport

Karrierra e jashtëzakonshme tenistike e Caroline Wozniacki, danezja ish-numri një në botë, është mbyllur në lot në Australian Open, pas humbjes së pësuar nga tuniziania Ons Jabeur. Wozniacki, që kishte lajmëruar në dhjetor se ky do të ishte turneu i saj final, ka humbur 7-5, 3-6, 7-5 në raundin e tretë të kompeticionit.

29 vjecarja ul kështu siparin e një karriere që e ka parë të fitojë 30 tituj WTA, me triumfin e saj unik në një Grand Slam, në 2018, në Melbourne Park. “Imagjinoj se është kështu që duhet të ishte – ka thënë Wozniacki -, kam patur eksperienca të pabesueshme në fushë, tifozë fantastikë e shumë mbështetje nga ana e familjes sime, sidomos nga babai im që më ka stërvitur gjithë këto vite. “Zakonisht nuk qaj. Kam kujtime të vecanta që i vlerësoj, ka qenë një ecuri e bukur – ka shtuar ajo – po jam gati për kapitullin tjetër, gati për atë që do të vijë”.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu