• |
ide | kryesore

I dërguari i Trump takon Vuçicin: Nëse nuk arrini marrëveshje me Kosovën, do të tërhiqemi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Serbi-Kosovë, i përcolli Beogradit të njëjtin mesazh që la në Prishtinë.

Gjatë vizitës në Serbi, Grenell tha se do t’i “shtyjë të dyja palët” për të arritur një marrëveshje në dialog.

“Taksa duhet të hiqet dhe fushata për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës duhet të marrë fund”.

I pyetur nga gazetarët serbe nëse kjo ishte e drejtë, Grenell tha:

“Nuk më takon mua ta them, nëse diçka është apo jo e drejtë, nga unë varet bashkimi i dy palëve dhe i takon palëve të vendosin. Palët do të më tregojnë se çfarë duan dhe çfraë mendojnë. Unë përpiqem të përqendrohem në një të ardhme më të mirë të njerëzve në Kosovë dhe në Serbi. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të kapërcyer atë që të gjithë e shohin si një konflikt të hapur. Nëse të dy palët nuk arrijnë një marrëveshje, ne do të tërhiqemi “.

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë prej vitit 2018. Serbia loboi që Kosova të mos anëtarësohej në organizata ndërkombëtare dhe si reagim ndaj kësaj politike, Prishtina vendosi taksë 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Pak ditë më parë, me ndërmjetësim të diplomatit Grenell, Serbia dhe Kosova nënshkruan me Eurowings dakordësi për rihapjen e linjës ajrore Beograd-Prishtinë. Por marrëveshja për serbët nuk do të zbatohet për sa kohë do të jetë taksa.

Prej disa kohësh ndërkombëtarët janë përpjekur t’i rikthejnë palët në bisedime. Përveç ambasadorit Grenell, edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell, mund të angazhohet për të ndërmjetësuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *