• |
ide | kryesore

Inter sjell në San Siro Eriksen: akord me Tottenham për danezin

F1, Sport



Tani është punë e kryer: Inter ka mbyllur akordin me Tottenham për Eriksen, danezi do të jetë në Itali në fillim të javës së ardhshme për të kryer vizitat mjekësore, por nuk përjashtohet (madje është shumë e mundshme) që mund të mbërrijë më herët në Milano, duke zbarkuar në Itali që të shtunën në mbrëmje për të ndjekur ndeshjen në shtëpi të zikaltërve kundër Cagliari në San Siro, të dielën në 12.30.

Pasi kanë limuar detajet e fundit në takimin e të enjtes në mbrëmje (ashtu si ishte bërë e qartë nga detajet) gjatë ditës së sotme dy klubet kanë ratifikuar gjithcka: për Spurs shkojnë 20 milionë, të ndara mes pjesës fikse (rreth 18 milionë) e bonus (lehtësisht të arritshëm). Tottenham është i impenjuar të dielën pasdite në FA Cup kundër Southampton: ndryshe nga sa ndodh zakonisht, Mourinho nuk e ka mbajtur sot konferencën tradicionale të vigjiljes. Vështirë, ose më saktë e pamundur të grumbullojë lojtarin, edhe pse me teknikun portugez asgjë nuk mund të përjashtohet. Por ajo që ka rëndësi tani, për tifozët zikaltër, është se Eriksen do të jetë javën e ardhshme një lojtar i Inter!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *