• |
ide | kryesore

Kupa Mbarëkombëtare pret viston e Uefa-s: presidenti Ademi e sheh si hapi i parë drejt unifikimit

Sport



Një kampionat i përbashkët, mes dy kombeve me gjuhë të njëjtë, ka qenë gjithnjë dëshira e madhe e Shqipërisë dhe Kosovës, por hapi i parë mund të jetë Kupa Mbarëkombëtare. Kosova është në një progres të vazhdueshëm për sa i përket futbollit dhe kjo reflektohet jo vetëm tek kombëtarja, por edhe skuadrat e kampionatit dhe struktura e lojës në përgjithësi. Është i kënaqur për arritjet e deritanishme presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, që e sheh këtë turne si hapi i parë drejt unifikimit të kampionateve.

Presidenti i Kosovës shpjegon në detaje si do të funksionojë ky turne dhe është optimist se projekti, që tashmë është në duart e UEFA-s do të marrë aprovim: “Bëhet fjalë për një kupë ku do të marrin pjesë të gjitha skuadrat e Kosovës dhe Shqipërisë jo vetëm në elitën e futbollit – shpjegoi Ademi për RTSH Sport -. Do të jetë dicka e ngjashme me Kupën, përsa i përket sistemit, por do të përfshijë shumë aktorë ndaj dhe kosto do të jetë e larta. Për këtë arsye kemi dërguar projektin edhe në instancat shtetërore, sepse ne pretendojmë që për sa kohë nuk janë konsoliduar sponsorizimet dhe investimet, është e nevojshme ndihma e të gjithëve për të rimbursuar klubet pjesëmarrëse. Bëhet fjalë për një turne që do të luhet krahas të tjerëve, ndaj dhe për shpenzimet duhen ndihmuar klubet. Ne presim tani përgjigje nga Uefa, të cilës i kemi kërkuar që fituesi i kësaj kupe të përfaqësojë me një vend plus Kosovën ose Shqipërinë në Europë”.

Presidenti Ademi natyrisht sheh përpara me optimizëm të ardhmen e futbollit në të dy vendet, duke mos ngurruar ta konsiderojë deri në një faktor të fortë në rajon, me skuadrat kombëtare, por shumë shpejt edhe klubet. Kosova është në një progres të vazhdueshëm për sa i përket futbollit dhe kjo reflektohet jo vetëm tek kombëtarja, por edhe skuadrat e kampionatit dhe struktura e lojës në përgjithësi. Është i kënaqur për arritjet e deritanishme presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, që megjithatë e sheh ende Shqipërinë përpara, jo vetëm për nga infrastruktura, duke kujtuar një dekadë të kaluar mes problemeve që natyrisht nuk mund të mos ndikonin në Kosovë: “Mendoj se Shqipëria është një hap para Kosovës, ende – shpjegoi numri 1 i futbollit kosovar -. Për nga organizimi dhe infrastruktura, por edhe shtrirja. Të mos harrojmë se Kosova, për 10 vjet ka qenë jashtë lojës dhe është mbajtur me thonj për të qendë gati për këtë kohë. Kemi bërë progres, na ka ndihmuar sigurisht edhe Shqipëria, por e shoh ende përpara për futbollin, pavarësisht se disa gjëra i kemi më të mira ne”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *