• |
ide | kryesore

Ky është sekreti që fshihet pas “Carpool Karaoke”

Paparazzi, Slider



“Carpool Karaoke” është një ndër emisionet më të pëlqyer dhe ka ndjekës nga e gjithë bota.

Në fokus të tij janë personazhet e njohur, të cilët futen në një makinë dhe prezantuesi James Corden, organizon aty intervistën apo lojëra të ndryshme.

Por duket se ky emision i famshëm prej vitesh paska fshehur një sekret dhe njerëzit e kanë zbuluar së fundmi.

Ata kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale një video ku tregojnë se në fakt James nuk i jep makinës, por ajo tërhiqet nga dikush tjetër, të cilin kamera sigurohet që të mos e kapë.

Kjo gjë ka ndodhur teksa, James po xhironte emisionin dhe të ftuar kishte Justin Bieber-in.

Menjëherë në rrjet kanë shpërthyer komentet dhe njerëzit shprehen të zhgënjyer nga ky marifet.

“Shikoni se si  James Corden dhe Justin Bieber janë duke filmuar “Carpool Karaoke” dhe kjo është arsyeja pse unë nuk kam  më besim. Ai nuk është as duke e ngarë makinën”, shkruan një komentues

“Jeta ime paska qenë një gënjeshtër”, shkruan dikush tjetër.

Ndërkohë disa të tjerë i janë vënë në mbrojtje dhe tregojnë se e kanë parë me sytë e tyre James duke i dhënë makinës, por në raste të rralla manovron kështu, për t’i dhënë siguri të ftuarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *