• |
ide | kryesore

Pas padisë për sterilizimin edhe Check Up çohet në SPAK

-Instant, Të fundit



Partia Demokratike njoftoi sot se do të dërgojë për hetim në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) koncesionin e shërbimit të kontrollit shëndetësor njohur ndryshe si “checkup”.

Përmes një deklarate për shtyp të ish-deputetes Albana Vokshi, demokratët denoncuan me dokumente se koncesioni është korruptiv.

“PD ka vendosur të dorëzojë në SPAK provat e reja që disponon dhe që provojnë se koncesioni [ i checkup-it] manipulon formularët ndër vite për bërjen e analizave. Këto të dhëna (kliko këtu për të parë dokumentet) faktojnë se në Qendrat Shëndetësore janë shpërndarë me mijëra formularë të vitit 2015 [jo të këtij viti], të cilët duhen mbushur sipas informacioneve që po çon koncesionari këto muajt e fundit.”

Me deklaratën e saj, Vokshi u bëri thirrje mjekëve të mos i plotësojnë formularët e viteve të shkuara dhe të mos bëhen pre e manipulimeve.

“Checkup-i nuk është falas, siç propogandon Kryeministri Rama. Shqiptarët jo vetëm paguajnë rreth 15 euro për një analizë, shumë më shtrenjtë se në privat, por paguajnë edhe për qindra mijë analiza të tjera që nuk bëhen kurrë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se për 3 vitet e para, koncesionari është paguar në mënyrë abuzive me 12.6 milionë euro për rreth 500 mijë analiza të pabëra asnjëherë.”

Demokratët akuzojnë për koncesionin korruptiv qeverinë dhe theksojnë se përfituesja e kontratës, sipërmarrësja Vilma Nushi, është financuese e fushatave të socialistëve. Këto akuza PD i ka bërë edhe më parë duke theksuar se po bëhen miliona euro abuzime.

Ky është koncesioni i dytë në shëndetësi që do të hetohet nga SPAK. Më parë, me nismë qytetare nga nisma Thurje, u dërgua për hetim koncesioni i sterilizimit.

Qeveria ka dhënë me koncesion 4 shërbime shëndetësore, ku përveç checkup-it dhe sterilizimit janë edhe dializa dhe laboratorët. Por pavarësisht akuzave, Kryeministri Rama i mbron koncesionet si politika e duhur dhe më e mirë për shëndetësinë.



4 Comments

  1. Jane te pafajshem !
    te rroje partia . apo partite?
    ne kete vend pjell mashkulli ndersa ju kerkoni drejtesi .
    bejini mutin dhe ikni nga ky vend .
    poooor …….. ka edhe nje rruge tjeter , ngrihuni dhe revolucion francez . ndryshe te gjithe jane te pafajshem

  2. Legjitimimi i SPAK-ut nga opozita mund te kete kosto per te. Duhet te prisnin deri sa SPAK ta bente veten te besueshem, pra deri sa te fuste ne burg Ramen. Kjo eshte e vetmja menyre per t’u bere i besueshem sepse te gjitha rruget e krimit te cojne ne Surrel.

  3. Jane kontratat e Beqjes, jane dallaveret e Rames me oligarket. Keto qe po dalin sot, ketyre banditeve qe me firmosjet e kontratave u eshte bere e ditur se ato jane korruptive, e qe do i rendojne shume kurrizit te taksave nga populli.Ne na kane vjedhur, e rropur e prape po leme makutet qe te na drejtojne. Shihni se sa jane bere taksat e bashkise se lali plehut, sa para mbledh, e sa shperdoro, apo i vjedh me tendera ky fik i kalbur i bashkise. Shikoni se si vidhen tenderat e rrugeve, e investimet shteterore gjoja, sa na rrjepin, e prape te forte paskemi qene, por, mos harroni se te tera keto qe kjo qeveri ka vjedhur do i paguajne brezat tane, se keta pasurite e tyre i kane ne off_shoor, . Duhet qe pa tjeter kjo semundje e rilindur te zhduket e tu konsfiksohet pasurija te tere kodosheve hajdute, oligarke. Vetem keshtu do mund te permiresohet dicka per te aredhmen, qe te hapet prespektiva, me shprese, pa reagim nuk ka sukses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *