• |
ide | kryesore

PS ‘lëshon’ kryebashkiakun e Bulqizës: Të qënit përdorues droge, nuk përshtatet me funksionin publik (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas Ulsi Manjës një ditë më parë, një tjetër zyrtar i mazhorancës ka folur sot për videon ku shihet kryebashkiaku i Bulqizës duke pirë kokainë. Ermonela Felaj është distancuar nga Lefter Alla dhe ka thënë se sjellja e tij është e papranueshme për funksionin që ai ushtron.

“Më vjen mirë që ka reagim shoqëror. Sjellje të tilla janë të papranueshme për shoqërinë, për cdo lloj funksionari. Nëse dikush thyen rregullat e punës dhe etikën, sigurisht që nuk meriton më ta ushtrojë këtë funksion. Të qënit përdorues nuk përshtatet me detyrë e një funksionari publik kushdo qoftë ai”, tha deputetja e PS-së.

Duket se Partia Socialiste e ka lëshuar tashmë kryebashkiakun e Bulqizës. Askush deri më tani s’ka dalë në mbrotje të tij, por ditë pas dite ka reagime që e dënojnë sjelljen e tij. Një ditë më parë Lefter Alla u thirr nga SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me videon e denoncuar nga gazetari Artan Hoxha. Ndërkohë sot pati raportime në media se SPAK ka kërkuar që kryebashkiakut të Bulqizës t’i bëhet testi i drogës.

©LAPSI.al

4 Comments

  1. ca titulli idioj: “PS leshon ate te bulqizes”. Po cfar te bej sipas jush? duhet ta mbroj? ca eshte ky mentalitet fshataresk fare. nje kokainoman nuk mund te jet punonjes publik me ashtu lloj pergjegjesish. se shifni ca ben kryeministri kokainoman? sa medja vk, jeni ber me keq se mero baze.

  2. Mos u cudisni, ka mjaft sufllaqexhi qe e kane mbrojtur duke kerkuar ta fitojne sufllaqen me te shkruar. Problemi i tyre eshte se tashme nuk e perfitojne ate sufllaqe per te cilen lane nam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu