• |
ide | kryesore

Publikohet bashkëpunimi i Chris Brown me Gashin (VIDEO)

Paparazzi, Slider

Nuk na ndan shumë nga koha kur mësuam se Gashi do të vinte me një bashkëpunim me Chris Brown. Artistët nuk kanë pritur më gjatë, duke e publikuar projektin mbrëmjen e djeshme.

“Safety” mban titullin kënga që fansat e Gashit në veçanti e prisnin prej javësh. DJ Snake dhe Afro B janë dy nga emrat, të cilët bëhen pjesë e këtij bashkëpunimi. Nuk dihet nëse Chris Brown dhe Gashi do të realizojnë ose jo një klip shoqërues, pasi deri më tani këngëtarët kanë menduar që projektin ta përfaqësojnë me një video të thjeshtë, ku shihet punimi grafik i imazhit të tyre.


Komentuesit kanë reaguar pozitivisht, duke e përgëzuar këtë punë të përbashkët.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu