• |
ide | kryesore

Rrëfehet vrasësi i Astirit/ “Vilsonin e kisha shok, por më shau nga nëna dhe ndaj e qëllova”

Lajme, Të fundit



Është zbardhur dëshminë e 29-vjeçarit Noel Dishi, autorit të vrasjes pak ditë më parë të 27-vjeçarit Vilson Tafçiu, në një ndër lokalet më të populluara, në zonën e Astirit, në Tiranë.

Balkanweb ka publikuar rrëfimin e Dishit i cili ka deklaruar përpara policisë se nuk kishte pasur qëllim që të vrasë Vilsonin me të cilin njihen prej vitesh, por pasi e shau me nënë dhe në gjaknxehtësi e sipër ka nxjerrë pistoletën që e mbante gjithmonë me vete dhe ka qëlluar.

“Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova tek `Artisti` për ta takuar. Nuk kam pasur si qëllim ta vras. Unë lëvizja gjithmonë me armë me vete. Kur e takova ai me shau nga nëna. U ndjeva shume i ofenduar, për shkak të marrëdhënies që kishim pasur.

Unë e kam marrë në shtëpi, nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer” – tha Dishi.

29-vjeçari nuk ka dhënë edhe detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës. Ka thënë se është në gjendje të renduar psikologjike dhe se do te flasë në një moment tjetër.



4 Comments

  1. Me shau nga nena , prandaj e vrava.
    Me pa shtermber , prandaj ja mora jeten.
    Nuk me pelqente fytyra e tij , prandaj e zhdepa ne dru.
    Po me shiste mend , prandaj e mora peng.
    .
    .
    .
    .
    ……………………… Prandaj ja shova familjen.

    1. Tu thafte dora qe per nje te share ja mbylle jeten ketij te riu dhe nenes se tij ja lendove zemren .
      U kalbsh ne burg

  2. Edhe ku ndodh ngjarja, ne lagjen me te kulturuar te Shqiperise ku jeton populli me i ndershem me djersen e tij pa e njohur kurre vjedhjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *