• |
ide | kryesore

“Shpërdorim detyre”, kallëzohen në prokurori 6 zyrtarë të Hipotekës Gjirokastër

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjirokastra.jpg



Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori 3 ish regjistrues dhe 3 specialistë të ish -ZVRPP Gjirokastër, pasi akuzohen për tjetësim prone.

Nga auditimi i KLSH u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi duke cënuar interesin publik e që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privat në mënyrë të paligjshme. Për këtë KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit: M.K, A.P dhe DH.K ish-Regjistrues dhe,L.B, K.R me detyrë Specialist/ Hartograf, G.K jurist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Shkeljet e konstatuara nga auditimi

– Në 13 raste, janë kryer veprime dhe ka ofruar veprime e lëshuar vërtetim pronësie pa dokumente ligjore , regjistruar truall+ndërtesë me sipërfaqe totale 2417m2 , pasi dokumenti ligjor nuk plotëson kushtet për të shërbyer si titull pronësie.

– Në 3 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme për një trung familjar 2 e më shumë AMTP, duke përfituar më tepër tokë prej 27700 m2.

-Janë regjistruar 24 pasuri bazuar në AMTP të plotësuara nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër,jashtë kopetencave ligjore.

– Në 4 raste regjistruar pasuritë e paluajtshme përfituar me leje legalizimi, për rrjedhojë është miratuar padrejtësisht në favor të poseduesve, më tepër trualli me sipërfaqe totale prej 263.6 m2.

– Në 5 raste ka regjistruar dhe ka kryer veprime, si pjesë e objektit ndërtesë 3 kat, regjistrimi është kryer me shkelje e parregullsi, më tepër sipërfaqe 151 m2 .

– Në 1 rast kanë regjistruar ndryshim zërit kadastral nga pyll në truall, me sipërfaqe 2400 m2, rezulton se është eleminuar kufizimi i mëparshem(në jug) me “përrua”,

– Në 15 raste kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme me dokumete fotokopje të panoterizuar, si dhe është kryer në mungesë të marrëdhënëieve me truallin.

– Në 1 rast ka regjistruar, truall me sipërfaqe 3110 m2 dhe ndërtesë 3 kat me sipërfaqe 140 m2, ZK 8541, rezulton se regjistrimi është kryer me shkelje të dispozitave ligjore, për rrjedhojë për truallin e përfituar me sipërfaqe 2970 m2, mungon dokumenti i pronësisë .

– Në 1 rast ka ofruar shërbimin e kërkuar në kushtet kur ka patur urdhër kufizimi nr.316, datë 08.12.2009 për mbivendosje.

– Në 1 rast ka ofruar shërbimin e kërkuar në kushtet kur objekti është hedhur dhe bie pjesërisht mbi rrugë, origjina e pronës është kopje, gjithashtu nuk është bërë verifikimi nëse prona në fjalë rrjedhin nga tituj pronësie të pronarit të fundit të saj, të regjistruar më parë në regjistër.

-Në 1 rast ka ofruar shërbimin e kërkuar në kushtet kur: Pasuria nr. 7/137 bie pjesërisht mbi pasurinë 7/87 e llojit përrua me sipërfaqe 1370 m2.

– Në 1 rast është ndryshuar zëri kadastral nga përrua në truall dhe nga rrugë në truall, si dhe zhvendosje e shtratit të përroit në kartela dhe hartën e punës, prona të cilat i shërbejnë interesit publik.

– Në4 raste kanë kryer veprime në kushtet kur objekti është hedhur dhe bie pjesërisht mbi rrugë, origjina e pronës është kopje.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *