• |
ide | kryesore

“Shqiptarët mashtrues”, Rama i përgjigjet moderatorit të ZDF: Shprehje e turpshme

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gazeta gjermane “BILD” ka intervistuar kryeministrin Rama në mbrojtje të shqiptarëve, pas disa sulmeve raciste e denigruese nga gazetari i ZDF. Me një gjuhë raciste dhe denigruese duke debatuar ashpër me ministrin gjerman të Transporteve, Lanz u shprehte “Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve”.Pas kesaj deklarate BILD ka intervistuar kryeministrin Rama.

Në preononcimin e tij për “BILD” Rama ka reaguar ashpër për këtë cilësim të Lanz. Ai tha për “BILD” se “jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ZDF! Nuk e di nëse ky është ndonjë gabim i pafajshëm apo ndonjë keqemërtim racist për shqiptarët si popull, por padyshim që është një shprehje e turpshme”. Më tej kryeministri Rama ka folur rreth takimit me kancelaren Merkel që pritet të zhvillojë të hënën dhe negociatat e Shqipërisë me BE.

Për më shumë lexoni artikullin e plotë të “BILD”:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kritikoi ashpër moderatorin e ZDF, Marcus Lanz, për komentin e tij në lidhje me shqiptarët, të cilët i konsideroi si mashtrues.
Rama, i cili pritet të vizitojë Berlinin të dielën, i tha Bild-it se “jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ZDF! Nuk e di nëse ky është ndonjë gabim i pafajshëm apo ndonjë keqemërtim racist për shqiptarët si popull, por padyshim që është një shprehje e turpshme”.

Çfarë ka ndodhur gjatë emisionit të Lanz-it? Ka patur një debat të nxehtë mes ministrit gjerman të Transporteve, Andreas Scheuer, (CSU) dhe moderatorit, në lidhje me bilancin e gabimeve të Scheuer si ministër. “Për të gjithë”, pyeti Lanz, “apo për të huajt? Pikërisht kjo është çështja!” “Sigurisht që për të gjithë”, iu përgjigj Scheuer. “Tani, le të mos i tregojmë njëri-tjetrit përralla”, e paralajmëroi Lanz. Por, Scheuer e “çoi deri te burimi dhe nuk i dha ujë”. “Unë kam një mendim ligjor ndryshe nga ai i ECJ”, shpjegoi ai. “Unë i bashkohem Prokurorit të Përgjithshëm të CJEU”. Krejt papritur, Lanz u ndje keq: “Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve”, thumboi ai, gjë për të cilën edhe u duartrokit. Kryeministri i Shqipërisë i tha Bild-it se “nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë e fundit që shqiptarët bëhen shënjestra e gazetarëve përtacë, por kur vjen nga një kompani mediatike kaq shumë e respektuar si ZDF, nëpërmjet dikujt me reputacionin e veçantë të Lanz, padyshim që të lëndon shumë. Një ndjesë në emision do ta paraqiste si një gabim të pafajshëm, ndërkohë që e kundërta do të ishte shumë më lënduese edhe se vetë shprehja e turpshme”.

Pavarësisht devijimit nga ana e Lanz, Edi Rama do të vazhdojë me vizitën e tij në Berlin. “Kancelarja Merkel është pionierja e Europës dhe një figurë frymëzuese për të gjithë ne që po luftojmë fort që një ditë t’i bashkohemi Europës duke reformuar vendet tona kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe duke i ndryshuar ato për mire. Kështu që takimi me të është një gëzim dhe një nder special, por këtë here është edhe shumë i rëndësishëm për mua si kryeministri i një vendi që i godit rëndë nga një tërmet shkatërrues nëntorin e kaluar”.

Dhe më tej: “Shqipëria është në pritje të një rezultati pozitiv nga konferenca e donatorëve për rindërtimin pas tërmetit, që do të drejtohet nga Ursula von der Leyen në Bruksel, më 17 shkurt. Kancelarja Merkel është treguar shumë dashamirëse me popullin shqiptar që nga momentet e para pas tragjedisë dhe unë do të kërkoj ndihmën e tyre që ta bëj konferencën e donatorëve një dritë shprese për të paktën 15 000 persona që kanë humbur shtëpitë e tyre”.

23 Comments

  1. Nuk ma merr mendja se ka popull më mashtrues se shqiptarët sidomos ne të Shqipërisë, përndryshe nuk do të ishim këtu me këtë hale kryeministër.

    1. E keqja qëndron në faktin se Rama identifikon Shqipërinë për çdo marrëzi që bën vetë.
      Opozita nxin Shqipërinë.
      Mediat e huaja nxijnë Shqipërinë.
      Ndërkaq kur moderatori i ZDF ka përmendur fjalën “shqiptarët”, sigurisht që nuk ka patur parasysh gjithë shqiptarët, gjithë popullin shqiptar por qeverinë e Shqipërisë

  2. Gazetari ka pasur parasysh Ramen kur e ka thene. Gabimi eshte qe ka pergjithesuar rastin e nje mashtruesi patologjik qe bandat na e bene kryeminister, me te gjithe shqiptaret. Kam pershtypjen se togfjaleshat “Mos bej si Rama” apo “Mos u bej si Rama” do marrin dhene ne Europe

  3. Rama ka vecantine qe nuk ben asnje pune pervec mashtrimit. Kjo e ben unik. Prandaj, Saliun e zgjodhem vete( se bente dhe pune) ndersa kete qe vetem mashtron na e bene peshqesh bandat.

  4. Shpifje, beji padi o .ar i gjate. O i nderruarrri karominister e ka me qiviritaret e tu dhe me ty. Ka qene duke intervistuar nje minister e jo popull o arrrrr i shtremet nga trute. Dmth edhe krahasimin mashtrues e ka per analogji ne nivel ministri/ash dmth qeveritar e jo per popullin

    1. Teorikisht nje popull mashtrues nuk do ta votonte nje KM mashtrues, sepse di ta dalloje mashtruesin dhe ne pergjithesi mashtruesi nuk do me ja fut vetes por te tjereve. Ky eshte paradoks.

  5. Shyqyr qe s’ishte Basha se do te na thonin hajdute dhe bandite.Neise si popull pagan qe jemi meritojme me shume.

  6. Udhehiqemi nga 1 mashtrus qe kujdeset per imazhin e tij dhe fasadat une jam nga vlora do Te flas vetem per vloren 2014 na serviri stadjumin ne 3D. Çfar u be asgje 2 lungomaren 3 projekte dhe e beri rrug 1 kalimshe shum me ndryshe nga Sa u fol 3 Aeroporti 4 her ka prer shirita per fillim pune .E vidjo 3D dhe vetem mashtrim prandaj nuk duhemi Te çuditemi kur bota na identifikon si Te till

  7. Mos u mashtroni o njerez nga komentet e ketij KM, sepse, nuk ka gazetar qe sulmon nje popull, kurre, por ka gazetare qe sulmojne ato qeveri qe mashtrojne ne kolegjet e shteteve te tjera, e shiten ndryshe me ate qe i bejne popullit te vet. Keshtu, qe ai gazetar, duke ditur gjendjen ne te cilen eshte populli yne sot, kjo ne saje te kesaj qeverie, i ka thene ato fjale ne veten e pare te percaktuar vetem per Ramen e CO.Gjermania dihet se sa shqiptare mban si refugjate, keshtu nuk mund te sulmoi nje gazetar tere popullin tone, apo ta fyej ate, Mos bin pre e kodoshllekut politik te kopukut Rama.

  8. Uroj qe gjithe bota t’ja plasi ne sy te verteten pasi Shqiptaret shumica, nje pjese derrmuese lindin mashtrues pasi ashtu eshte geni, e dyta te ben jeta ketu mashtrues nese do te mbijetosh ne llumin politik, oligark e buxhetor. Dhe e treta tha te verteten e asgje me shume. Nqs perdite pozita dhe opozita paguajne per te bere propagande dhe anti-propagande WELL DONE ZDF! THAT’S THE TRUTH!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu