• |
ide | kryesore

Të braktisur pas tërmetit, banorët e Sukthit në protestë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gati dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit që u dëmtoi shtëpitë, banorët e Sukthit ankohen se janë harruar nga Bashkia Durrës dhe qeverisja qëndrore.

“Gjatë 5 ditëve kanë ardhur inxhinierët grekë me sy të lirë, kanë parë pallatet, kanë vendosur shiritat dhe u kanë vendosur nga një kryq të verdhë. Që do të thotë që për momentin mos banoni se do vinë ekspertë me aparatura që do na thonë se çfarë do bëjmë me familjet dhe shtëpitë tona”, thote nje banor per Ora News.

Ndaj këtë të premte nje pjesë e tyre zbriti në protestë.

U ankuan për vonesa në verikimin e dëmeve cka sipas tyre i ka lënë pa shtëpi e pa bonus qiraje.

“Shkova në Bashkinë e Durrësit, nuk është akt konstatimi për të dhënë bonus qiraje. Dhe vlerësimi i dëmeve për t’i rehabilituar këto pallate”, shprehet nje banor tjeter.

Neglizhenca e pushtetit vendor, sipas banorëve i ka bërë të ngrenë dyshime për selektivizëm politik nga Bashkia e Durrësit.

Ndaj Ferdinand Xhaferri, si përfaqësues i opozitës akuzoi Bashkinë e Durrësit dhe qeverinë e Edi Ramës për papërgjegjmëri.

“Kanë kaluar dy muaj dhe qeveria ende nuk ka përcaktuar nëse do të shemben apo jo. Sikurse për mijëra banesa të tjera me dëme të konsiderueshme, askush nuk e di se çfarë do të bëhet. Kemi 600 familje që jetojnë në çadra dhe qytetarët duan të dinë se çfarë do të bëhet problemin e tyre”, tha Xhaferri.

Në Bashkinë e Durrësi janë rreth 4000 mijë kërkesa për bonus qiraje, por vetëm 900 prej tyre sipas të dhënave kanë marrë bonusin e qirasë./ Ora



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *