• |
ide | kryesore

Tirana, askush si Egbo këtë sezon: nigeriani fsheh taktikat para Luftëtarit

Sport



Tirana e nis 2020 ashtu si kishte mbyllur 2019… me fitore. Bardheblutë fitojnë 2-1 kundër Bylis, duke i marrë vendin e dytë pikërisht mallakastriotëve. Fitorja e katërt radhazi e kryeqytetasve e katërta në fakt që kur në pankinë është ulur Emanuel Egbo. Nigeriani nuk entuziazmohet nga kjo arritje, madje fsheh taktikat para sfidës me Luftëtarin, duke kryer seancën stërvitore me dyer të mbyllura. Njeriu i emergjencës në pankinën e Tiranës është kthyer në trajnerin më të suksesshëm për klubin në këtë sezon, kur më parë është drejtuar nga Ardian Mema e Julian Ahmataj.

Askush prej tyre nuk arriti të bënte katër fitore radhazi, edhe pse ndeshjet me të cilat është përballur Egbo deri tani dhe momenti në të cilin erdhi në detyrë ishin shumë më të vështira krahasuar me paraardhësit e tij. Në derbi askush nuk do të kishte dashur të drejtonte një skuadër me 5 mungesa të forta e një seri negative që e solli të ndryshonte timonier. Egbo e bëri, ndoshta edhe pse nuk kishte vend për zgjedhje dhe u ndje i detyruar, por arriti ti japë harmoninë që bardheblutë nuk e patën kurrë deri në atë moment.

E pra objektivat ishin ato që janë edhe tani, por nigeriani duket se e ka fshirë presionin dhe lojtarët i përgjigjen edhe duke fituar për të në minutën e 6 shtesë të ndeshjes. Statistikisht tekniku mund të krenohet me arritjet: Partizanin nuk e mundnin prej 6 vjetësh, Laci në shtëpi është i frikshëm për të gjithë dhe ai u kthye me tre pikë, Flamurtari i kishte marrë pikë në fazën e parë Tiranës, por jo Egbosë dhe për Bylis mjafton të thuash se ishte i dyti. Tirana po fluturon, tani një pikë larg kreut dhe merita është edhe e Egbo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *