• |
ide | kryesore

Totti bie në kurth: stuhi mbi ish-kapitenin për një “like” për Buffon

Sport



Francesco Totti bie sërisht në grackë. Në rrjetet sociale ka shpërthyer në fakt një tjetër stuhi mbi ish-kampionin e Romës për një “like” të pakujdesshëm të ish-kapitenit verdhekuq në Instagram, në një postim të Gigi Buffon. Në detaje, “Pupone” i ka vënë “më pëlqen” një foto nga sfida e fundit e fituar nga Juventus në Kupën e Italisë pikërisht kundër Romës. Një “gabim” që shumë tifozë verdhekuq e kanë vënë re menjëherë dhe e kanë nënvizuar, duke kujtuar edhe gafat e mëparshme online të Totti.

Përpara “like” për Buffon, në fakt, Francesco kishte përfunduar në shenjestër të tifozëve për një “më pëlqen” për shitjen e Florenzi e për një tjetër pëlqim në komplimentat e Bobo Vieri për Lazio, për 120 vjetorin e klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *