• |
ide | kryesore

Tragjedia/ Tërmeti godet Turqinë, 14 të vdekur dhe qindra të plagosur (FOTO+VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një lëkundje e fortë tërmeti goditi pjesën lindore të Turqisë mbrëmjen e së premtes. Sipas të dhënave ajo ishte me magnitudë 6.8 e shkallës Rihtër dhe ka zgjatur disa sekonda duke u pasur edhe nga të paktën 2 lëkundje të tjera të forta. Më e goditur është provinca e Elazig.

Deri tani numërohen 14 viktima dhe mbi 300 të plagosur. Shumë godina janë shembur ndërsa të tjera janë dëmtuar rëndë. Grupet e emergjencës janë duke punuar për të nxjerrë trupat nga rrënojat. Në disa pallate ka pasur zjarre.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë. Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre, ndërsa ka ende operacione evakuimi.

Në “Twitter” kanë qenë të shumta apelet që qytetarët e tjerë të Turqisë të mos përdorin telefonin për t’u dhënë mundësi atyre që kanë nevojë në Elazig të kërkojnë ndihmë. Për të gjithë qytetarët e prekur janë krijuar hapësira për akomodimin.

Një numër i madh njerëzish qëndrojnë ende në rrugë ndërsa temperaturat shkojnë në disa gradë nën zero. Tërmeti është ndierë deri në Siri dhe Irak. ©LAPSI.al

Résultat de recherche d'images pour "turkey earthquake"

Résultat de recherche d'images pour "turkey earthquake" Résultat de recherche d'images pour "turkey earthquake" Résultat de recherche d'images pour "turkey earthquake" Résultat de recherche d'images pour "turkey earthquake"

Résultat de recherche d'images pour "turkey earthquake"



1 Comment

  1. Hapni syte o Shqiptar, veni ne pune trurin tuaj. Mos u mashtroni nga Oligarket e Mafia qe bejne pallate pasi nje dite do t’ju zejne poshte. Kursejini ato leke e bleni e beni nje shtepi tuajen me parate pa qene nevoja per pallatet oligarkike qe nje dite do ti shikojme poshte e mjer njerzit qe do jene brenda.

    Thirrini trurit e hapni syte se nje dite do lind ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *