• |
ide | kryesore

Video/ Donnaruma shpëton Milan, Rebic i jep fitoren ndaj Brescia

Sport, Video



Milan fiton 1-0 në Brescia falë golit të Rebic e vazhdon ngjitjen. Brescia pa Mario Balotelli (i skualifikuar) prezantohet me Florian Ayé në sulm në krah të Ernesto Torregrossa. Milan ndërkohë i besoi Zlatan Ibrahimovic titullar e Simon Kjaer në qendër të mbrojtjes.

Gara ishte intensive, por goditja e parë erdhi vetëm në të 17’ me një goditje të Bennacer që përkëdheli rrjetën e jashtme. E është akoma Milan, dy minuta më pas, që ndërtoi një rast të mirë, këtë herë me Ibra, goditja me kokë e të cilit u grushtua nga Joronen. Brescia mund të bënte keq me Ayé, por Donnarumma mbajti në lojë kuqezinjtë, si për ti dhënë Ibrahimovic një shanse, që në fakt suedezi e con dëm: Hernandez shërbeu për sulmuesin, që gaboi një nga rastet më të thjeshtë. Në pjesën e dytë breshianët e vunë në provë të vështirë Milan, që i falet portierit, por mjaftoi vetëm një shpërqendrim për të lejuar avantazhin kuqezi. Në të 26’ Rebic përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes duke shënuar golin vendimtar. Reagimi i Brescia vjen nga këmbët e mesfushorit të kombëtares së Shqipërisë: Ndoj rrëmbeu një top por goditja e tij u devijua nga Donnarumma, që ruajti deri në fund 1-0 e të tijve.

Për herë të parë në këtë sezon, Milan ka fituar katër ndeshje radhazi, duke marrë në konsideratë të gjithë kompeticionet. Në fakt, kuqezinjtë kanë humbur vetëm një në nëntë ndeshjet e fundit të Serie A (5F, 3B), pasi kishin gjashtë humbje në nëntë ndeshjet e mëparshme (2F, 1B). Për Ante Rebic ky është goli i parë në transfertë në Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *