• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tronditet Turqia, tërmeti me magnitudë 6.8 shemb ndërtesat

Lajme, Të fundit



Qyteti Elazığ në lindje të Turqisë është goditur nga një tërmet me fuqi prej 6.8 ballë sipas Rihterit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti është regjistruar me magnitude prej 6.8 ballë në distriktin Sivrice të qytetit Elazığ rreth orës 20.55 sipas orës lokale.

Pas goditjes kryesore janë regjistruar edhe 2 lëkundje të tjera njëra me magnitudë 5.4 dhe tjetra 3.3.
Tërmeti është ndier deri në Siri dhe Irak.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha se deri tani janë raportuar 4 viktima ndërsa 2 persona janë lënduar. Ai tha se disa godina janë shembur ose kanë pësuar dëmtime të rënda.

Në përditësim…




4 Comments

  1. Shume keq me vjen per turqit qe u goditen nga ky termet i rende!
    Zoti i ndihmofte e ishalla sa me pak viktima !
    Turqit i treguan te gatshem per te ndihmuar Shqiperine per ndertimin e shtepive te shembura nga termeti duke treguar qe jane humanitare dhe dashamires te shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *