• |
ide | kryesore

Vuçiç paralajmëron marrëveshje për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar arritjen e një marrëveshjeje për linjën hekurudhore mes Beogradit dhe Prishtinës.

Pas takimit me të dërguarin presidencial të Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell, Vuçiç tha se marrëveshja do të jetë e ngjashme me atë të linjës ajrore, Prishtinë-Beograd, e cila u arrit në fillim të kësaj jave me ndërmjetësimin e diplomatëve amerikanë.

“Bisedova për lidhjen e mëtejshme infrastrukturore midis Prishtinës dhe Beogradit. Kemi biseduar edhe për vendosjen e linjes hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit. Lidhur me këtë, deklarova që është e rëndësisë së madhe që taksa të hiqet sepse do të ishte e pakuptimtë të kemi qarkullim hekurudhor pa mallra”, tha Vuçiç.

Ambasadori Grenell po e viziton Beogradin pas qëndrimit të Prishtinë ku kërkoi nga autoritetet e Kosovës të heqin taksën ndaj mallrave serbe ndërkaq nga Beogradi të mos vazhdojë fushatën kundër njohjeve të Kosovës.

Të njëjtën kërkesë ai e përsëriti edhe në Beograd, derisa ftoi të dyja palët të fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Unë jam këtu për të shtyrë të dy palët për bashkëpunim ekonomik, po ua lë politikën juve”, tha Grenell.

Bisedimet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë ndërprerë në fund të vitit 2018, pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksë ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ambasadori Grenell tha më 23 janar në Beograd se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë mundësinë e arritjes së marrëveshjes.

“Po ndjej një energji të mirë nga të dy anët (Kosovë e Serbi), por presidenti Donald Trump nuk do të me lejojë të punojë gjatë në këtë çështje nëse nuk ka ndonjë përparim”, ka thënë mes tjerash Grenell.



6 Comments

  1. Dukshem ka shume ceshtje me interes ne marredheniet Kosove-Serbi. Prandaj te ben pershtypje se pse Rama qe e ka mik edhe Vucicin, nuk i coi kurre interesat e Kosoves ne Beograd, por vetem interesat e Beogradit ne Kosove si ndarja apo heqja e takses. Edhe pse deshtoi ne cdo gje, vetem per zellin qe tregoi, e meriton nje rruge me emrin e tij ne Beograd. Ne Shqiperi apo Kosove do mendohen dy here edhe per t’ja vene emrin ne ndonje kazan plehrash apo shurrtore publike. Ne fakt te dyja jane me te vlefshme se Rama.

    1. Ja ke futur pordhes fare me kete koment o zoti Neri.
      Pse nuk do ta pranosh qe gjithcka po shkon ne ate drejtim te cilin e nisi dhe Rama para disa vitesh.
      Por tani qe kete pune e kane marre ne dore Amerikanet, nuk keni kujt ti bertisni me ‘ TRADHETAR I KOMBIT’ ..
      Do ta shohesh qe vete politikanet kosovare do te shkojne shume me teper se Shengeni balkanik ‘ i Rames , dhe atehere do te duhet te lepijne ato qe beshtyne per te.
      Kurse per komentet e tua , nuk ja vlen te diskutoj fare. Je miltant dhe kaq me mjafton te justifikoj budallalliqet qe shkruan.
      DUHET TA NGULISNI MIRE NE KOKE TE GJITHE IDJOTET E KOMBIT SHIQIPTAR QE KOSOVA NUK BASHKOHET ME SHQIPERINE PA APROVIMIN E SERBISE , PIK.

  2. A ja qifsha robt ketij amerikanit. Si spone takon Ramen ky bythqiri??? Linda vish lingeriet, jane momente kyçe per goje.

  3. Po mor po. Ne keto raste me kujtohet gjithmone Batoni, “zedhenesi amerikaneve ” kur thoshte nga janari 2019: “Asht kry ajo pune. Ne prill 2019 merr fund qai proces( shkembimi i territoreve). Boll na cate karit me keto idiotesi. Pranojeni qe deshtuat dhe futeni koken ne rere ose ne bythe, se jeni bere si Muho Asllani qe besoi deri diten e fundit tek revolucioni proletar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *