• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Bulqizës para prokurorëve: Më lini të mendohem

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla do të paraqitet sërish në Prokurorin e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai do të japë sqarime më të detajuara në lidhje me videon e publikuar ne ABC News, ku shihet duke konsumuar kokaine në një lokal.

Sipas burimeve, Lefter Alla është shprehur mbrëmjen e të enjtes se donte kohë që të mendohej për disa detaje, që do të japë përpara grupit hetimor. Gjithashtu Alla ka sqaruar përpara prokurorit Eneid Nakuçi, se nuk e kujton se ku ka qenë në periudhën në të cilën është regjistruar videoja, dhe se kur ka qenë në atë lokal.

Po ashtu, kryebashkiaku i Bulqizës mësohet të jetë shprehur se videoja e publikuar i përket kohës para se ai të merrte mandatin e qytetarit të parë të Bulqizës. Alla është shprehur se nuk është përdorues i lëndëve narkotike, dhe se nuk ka arsye që ti nënshtrohet testit të drogës. Sipas ligjeve në fuqi duke qenë se Alla nuk është kapur në kushtet e flagrancës është e drejta e tij të vendosë nëse do ti nënshtrohet ose jo testit të drogës.

Po i njëjti burim ka saktësuar se Alla ka mohuar që në videon e publikuar të jetë ai. Ndërsa avokati i tij është shprehur se video është e paqartë dhe nuk kuptohet se kush është personi në video. Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se kanë nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin e personave të pranishëm në video, dhe lokalin ku pretendohet që ka ndodhur ngjarja.

Ndërsa prokuroria ka dyshime se bëhet fjalë për një lokal në kryeqytet ku Alla ka qenë në shoqërinë e disa personave të tjerë. Prokuroria e posaçme ka marrë gjithashtu edhe dëshminë e gazetarit Artan Hoxha, i cili publikoi videon.

Hoxha u shpreh se do të bashkëpunonte me prokurorinë për çdo rast, nëse prokurorëve do u duhej ndihma e tij. SPAK e ka nisur hetimin kryesisht për nenin 283/b, por që do të jetë një rrugë e vështirë për të provuar juridikisht të vërtetën. /ABC News



9 Comments

  1. NE VIDEO ESHTE EDHE EDI RAMA ,FATMIR XHAFAJ DHE SAIMIR TAHIRI DUKE THITHUR KOKAINE thotë:

    PO E BISEDON ME EDI RAMEN ,PO THOTE PO ME SHKARKOVE DO TI POSTOJE TE GJITHA VIDEO KUR JA GRUPI I ORGANIZATES DUKE THITHUR KOKAINE,

  2. ”’ Sipas burimeve te besuara””…
    Nuk e di si i marrin vesh keto portalet se cfare thuhet perballe prokurorit ne nje dhome ku eshte vetem prokurori , i pyeturi dhe avokati i tij.
    Kush e di se cfare do sajojne keto port-halet tani duke u bazuar tek burimet e sigurta.

  3. Fytyre qebaptorje pa rreklame… Me kujtohet Edi Rama qe qau edhe per ate vajzen ne Durres. Dhe fatlumja u perdor pasi vdiq se per se gjalli as nuk ja dha Gregut

  4. Edi Rama asnje grua nuk te del deshmitare per mire, por ti shkon deri aty sa perdor edhe shoqet e Gregut. Mbase jam gabim, mbase… Por bindja me thote qe Gregu eshte bythqiri, jo ti

  5. Me lini te mendohem… 2+2 = Karet… Vrite robqirin.

    Ty ta marrin gocen nga kopshti e ta qijne dhe prape Salinjanin do akuzosh , se bythqira rilindje jeni. Ska klysh kurve qe fol tamam ne PS, apo jo Tahir

  6. Mire e ka, lereni te mendohet, mos ja prishni endren per te thithur mall e vjedhur para.

    Me vjen keq or cun, qe besoj te kane vjedhur leket ty per te zene ate vend pune e me pas te flakin te PD per te bere karakteristiken se nuk u duhesh me pasi vendin tend e ka zene nje tjeter qe ka paguar.

  7. Mier e ka te mendohet.,se ja ka shkatrruar kokaina tere neuronet.si su vjene turpe se nje perdorus droge ne shtepi ta keshe e shkatrron tere shtepine.po ne funksione publike. shkatrrojn jetet e kushedi sa njerzve.e presin njerzit tu zgjidhen problemet..mire s’beni dote. po keqe pse i beni ketij vendi se duron akoma ky popull qe livadhisin keta te papergjegjshem .Keta si dalin dot zote nje shtepie e jo me nje qyteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *