• |
ide | kryesore

Absurdi i LSI, i djeg mandatet mbi 20 deputetëve dhe për të rekrutuar një ish rilindas

-Instant, Të fundit



Nuk ka shaka më të madhe sesa një parti që nxjerr mbi 20 deputetë nga parlamenti me vullnetin e saj dhe pastaj përpiqet të përfaqësohet aty me një ish të zgjedhur nga rradhët e Rilindjes . Kjo i ka ndodhur LSI së që ka rekrutuar së fundi deputetin e  Kurbinit, Gjetan Gjetani, të përjashtuar pak kohë më parë nga Partia Socialiste. Ai vetë ka shpjeguar rrethanat në një intervistë për News 24.

“Ideja ka lindur pas periudhës së tërmetit, në atë moment kuptova se Rama nuk po reflekton për zonën e Kurbinit në mënyre absolute. Nuk e kisha vendos që të kalojë në asnjë parti, qëllimi im ishte që të përfundonte legjislatura, mandati dhe të merrem me punët e mia private. Por më  ka habitur mllefi që ka z.Rama për Kurbinin dhe për qytetarët e Kurbinit. Kjo ishte arseja që unë mendova të bëj një lëvizje të kaloj në një parti tjetër”, ka thënë Gjetani.

Po nëse arsyet e Gjetanit janë të kuptueshme ato të partisë që e pranoi duken absurde. Eshte vështirë të kuptohet se si një parti që ka marrë vendim të djegë mandatet pranon në rradhët e saj një burrë që shkon në kuvend. Po të ishte ky kriteri, pra nëse Gjetani vazhdon të jetë deputet, LSI nuk ka pse i quan më tradhëtarë as Lefter Kokën apo Robert Bitrin që i ka nxjerrë nga radhët e saj.

©Lapsi.sl



25 Comments

  1. Këto janë diversione të denja vetëm për shërbëtorët pa dinjitet të edvinit dhe jo të një portali dikur të respektuar.

  2. Te cuditesh nga veprimet e LSI eshte ushtrim shume i veshtire. Ju pergezoj juve te lapsit qe jeni te afte akoma ta beni akoma. Sa per kujtese: LSI u perzu dhe nuk iku nga Rama.

  3. Akoma nuk e ka kuptuar lapsi qe strategjia e djegies se mandateve deshtoi dhe vete opozota e ka pranuar ose e ka kuptuar dhe nuk do ta pranoje.

  4. Më duket shumë me interes që Lapsi që është rreshtuar si një media opozitare me “rilindjen”, të jepte lajmin se numuri 2 i LSI, Petrit Vasili, ka bërë kërkesën që BE e SHBA të monitorojë produktin e vetingut e të institucioneve të reja të drejtësisë, sesa të meret me këtë akuzën se LSI paska “rekrutuar” një deputet nga PS.
    Ndonëse është në aleancë me PD, LSI nuk e ka fshehur asnjëhere faktin se ështe një parti e majtë e moderuar e për nga emri, (lëvizje socialiste për integrim), nuk ka kërkuar që të integrohet në “socializmin” e Kubës, por të BE
    LSI nuk i ka fshehur edhe thirrjet e saj drejtuar deputetëve socialistë , të braktisin krerët e korruptuar të partisë së tyre e ti bashkohen LSI.
    Për të qenë i hapur në bindjet e mia, e konsideroj jo fort të natyrshme aleancën PD-LSI, por ama që të minosh këtë aleancë, në këtë situate kur grupi i korruptuar i kryesisë së PS me Ramën në krye, po shkel çdo normë të demokracisë e drejtësisë e po e çon Shqipërinë në humnerë, i kalon caqet e diversionit e i vjen në ndihmë qeverisë Rama.

    1. Lapsi eshte aty ku ka qene gjithmone. Ne ndryshim nga Luli keta kane treguar cipe dhe nuk kane bere pirueta me qendrimet e mbajtura. Duhet thene qe keta deputetet qe levizin nuk jane socialiste por rilindas. Nese nuk pranojme qe ekzistojne rilindasit si kategori e vecante (a)politike, atehere kemi ngrene kot mut keto 6 vjet opozite. Fillo te kuptosh qe nuk relativizohet cdo gje, nese ke ndonje interes per te verteten kuptohet. Ndryshe vazhdo me corben e Shqupit, por kam frike se do ta vjellesh shpejt.

      1. A ka mundësi të ma shpjegosh se çfarë përfaqëson fjala “SHQUP” e sajuar nga Rama si nofkë për PD ?
        Vërej se gjithë komunistët anti PD, e përsërisin këtë nofkë idiote të Ramës, pa ja ditur kuptimin.
        Edhe vetë Rama që e ka përhapur këtë nofkë, jam i sigurtë se po të pyetet, nuk është në gjendje të japë shpjegime, por siç e ka zakon, lëshon ndonjë llaf kot që i duket se bën “batuta” të zgjuara.
        Dihet që hajduti për të mbuluar gjurmët e tij, thërret kapeni hajdutin.
        Kështu edhe komunistët.
        Është Partia socialiste e dalë nga Partia e punës që veç përbërjes së saj, elektoratit fanatik enverist e strukturave organizative, ka trashëguar edhe godinat e ish komiteteve të PPSH në Shqipëri.
        Kur Partia demokratike, pasi realizoi pranimin e Shqipërisë në NATO e e godina e SHQUP (Shtëpia qëndrore e Ushtrisë Popullore) doli jashtë funksionit, vendosi selinë e saj në ate godinë.
        Asnjë nga drejtuesit e lartë të kësaj partie nuk ka qenë ndonjë oficer i lartë ushtrie apo funksionar i lartë në ministrinë e mbrojtjes në kohën e diktaturës.
        Ngaqë në përceptimin e përgjithshëm publik, socialistët ishin vazhdimësia e komunizmit enverist, me stilin e hajdutit që thërret kapeni hajdutin, “dhje..toristi” Rama që pat dalë me kërkesën e e vrasjes së gjithë komunistëve e më vonë u bë shef i ish PP, kujtonte se me fjalën SHQUP, do të identifikonte Partinë demokratike si një parti komuniste.
        Fatkeqësisht propogandat komuniste, zenë vend kollaj në mëndjet trushpëlara nga diktatura enveriste, e po të vesh re edhe në të gjithë komentet e enveristëve fanatikë, Partinë demokratike e quajnë “SHQUP” e demokratët antikomunistë i quajnë “shqupistë”, pa e vrarë mëndjen fare se çfarë lidhje ka kjo godinë e kohës së komunizmit me partinë demokratike.

  5. Nuk ka pse quhet absurd nje veprim i tille, kur e gjithe poliatika shkipetare eshte absurde, qe shume mire mund te quhet politike stallash.

  6. A ka mundësi të ma shpjegosh se çfarë përfaqëson fjala “SHQUP” e sajuar nga Rama si nofkë për PD ?
    Vërej se gjithë komunistët anti PD, e përsërisin këtë nofkë idiote të Ramës, pa ja ditur kuptimin.
    Edhe vetë Rama që e ka përhapur këtë nofkë, jam i sigurtë se po të pyetet, nuk është në gjendje të japë shpjegime, por siç e ka zakon, lëshon ndonjë llaf kot që i duket se bën “batuta” të zgjuara.
    Dihet që hajduti për të mbuluar gjurmët e tij, thërret kapeni hajdutin.
    Kështu edhe komunistët.
    Është Partia socialiste e dalë nga Partia e punës që veç përbërjes së saj, elektoratit fanatik enverist e strukturave organizative, ka trashëguar edhe godinat e ish komiteteve të PPSH në Shqipëri.
    Kur Partia demokratike, pasi realizoi pranimin e Shqipërisë në NATO e e godina e SHQUP (Shtëpia qëndrore e Ushtrisë Popullore) doli jashtë funksionit, vendosi selinë e saj në ate godinë.
    Asnjë nga drejtuesit e lartë të kësaj partie nuk ka qenë ndonjë oficer i lartë ushtrie apo funksionar i lartë në ministrinë e mbrojtjes në kohën e diktaturës.
    Ngaqë në përceptimin e përgjithshëm publik, socialistët ishin vazhdimësia e komunizmit enverist, me stilin e hajdutit që thërret kapeni hajdutin, “dhje..toristi” Rama që pat dalë me kërkesën e e vrasjes së gjithë komunistëve e më vonë u bë shef i ish PP, kujtonte se me fjalën SHQUP, do të identifikonte Partinë demokratike si një parti komuniste.
    Fatkeqësisht propogandat komuniste, zenë vend kollaj në mëndjet trushpëlara nga diktatura enveriste, e po të vesh re edhe në të gjithë komentet e enveristëve fanatikë, Partinë demokratike e quajnë “SHQUP” e demokratët antikomunistë i quajnë “shqupistë”, pa e vrarë mëndjen fare se çfarë lidhje ka kjo godinë e kohës së komunizmit me partinë demokratike.

    1. Mos i kthe përgjigje këtij Nerit ” të djathë” se në fillim çoç dukekt por një mut sorrosian që i pëlqen vetja është.

      1. PSE ESHTE SOROSIAN NERI DHE JO BASHA ? NERI PO THOTE NJE TE VERTETE , HAPNI SYTE DHE MOS U GENJENI NGA KETA PALAÇO TE POLITITKES . E SHIKON SI BEHEN NJE TRUP KETA KUR ESHTE PER TE MIREN E TYRE ? PO NE PSE NUK BEHEMI NJE TRUP KUNDER TE GJITHE POLITIKES ? DO RRIME EDHE 10 VJET TE TJERA NE OPOZITE ME KETE MENDJE . GJERAT DO VENE AKOMA ME KEQ , KETU JEMI E DO SHOHIM .

        1. E kuptoj, por çdo punë ka kohën e vet.

          Prioriteti i sotëm është Rama IK!

          Nesër kur të mos jetë rama, por Luli, nqs edhe Luli sillet si rama prioritet do të jetë Luli IK!

  7. Nuk ka rendesi emri or jo. Me vendodhje a me emer godine i referohen institucioneve kudo (Montecitorio, Farnesina, Campidoglio, Palazzo Chigi, Downing 10, White House, West wing, Capitol hill etj.) Pra nuk eshte problemi tek emri, apo funksioni i hershem i godines, por tek fakti qe shperndajne corbe te prishur.

    1. Hajde argumentim hajde !
      Dashke me na mbushë mëndjen se Rama e quan Partinë demokratike SHQUP, siç e quajnë amerikanët White House , godinën presidenciale, apo Farnesina italianët ministrinë e jashtëme.
      Ku ke dëgjuar o Neri “i ziu”, që në ndonjë vend të zhvilluar demokratik, një parti të mos përmendet me emrin e saj ligjor po me nofka e emra godinash ?
      Me llogjikën tënde i bie që kur president amerikan është një demokrat, Sjtëpinë e bardhë ta quajnë shtëpia demokrate e kur është një republikan, ta quajnë Shtëpia republikane.
      Pyetja që shtrova ishte: Çfarë lidhje ka fjala shqup me Partinë demokratike, kurse ti më shkon tek Sjtëpia e bardhë në Washington apo Pallati Chigi në Romë që paskan sipas teje lidhje me SHQUP-in e të droguarit.
      Mirë që nuk ke krahasuar si emër partie Pentagonin e SHBA, me ish Shtëpinë qëndrore të Ushtrisë Popullore ku shkonin e pinin kafe prindërit oficerë të Erion Velisë

      Paskam humbur kohë kot me polemizue me ty se qenke në nivelin e atij morrit të kuq që komenton veç duke përsëritur dy fjalë :
      “sgpellk…. e salihu” kurse ti si të duket vetja më i ditur e më i matur kur thua se PD sipas teje “shpërndan çorbë të prishur” pasi të pëlqekërka çorba me kokainë që shpërndan rimenderosja komuniste.

    1. Marvi, se pari, ti je nga ata që duhesh mëshiruar se dukesh që je një specie njeqelizore që s’ja vlen as për të të shkruar dy rreshta. Se dyti, të gjitha ata që përbëjnë PD- sidomos ata “shpellaret” siç i quan ti të befshin një trajtim special ty dhe çfarë ti përfaqëson. Ti dhe gjithë ata si ty janë specie të ndyra që nuk mund të quhen human por te tillë njerz do duhej ajo bomba bërthamore e harxhuar kot në Japoni. Nëse ka një vend që përfaqëson kulturën shqiptare ndër shekuj, ajo është Shkodra dhe ata në tërësinë e tyre janë demokratë. T’u thuash atyre shpellare emagjinoje cduhet thënë për ju nga zona e pare operative e Vlores apo Tepelenes. Ne Jug per dijenine tende ka vetem nje qytet qe i kunderpergjigjet kultures “shpellare” te Shkodres, edhe pse vone ne kohe, eshte Korça. Nese ke bere gjeografi (sigurisht që ty s’të duhet shkolla sa te kesh rilindjen e injorantave) eshte 1800 m mbi nivelin e detit, po këtë çfarë i quan, a sjane shpellare sipas gjykimit tënd?! Pastaj këta qelbesirat kriminele që dalin ditë për ditë nga partia jote cfare jane?! Apo ngaqë janë të tuat ska problem për këta. Ju jeni qeniet me funderrina që ka pasur, ka dhe do kete kombi shqiptar, ju jeni gati të ndyeni duart ne gjak, siç e keni bërë, mjafton që të drejtoni vendin a thua vetem ju keni lindur për të drejtuar. Plere injorant!

    2. marvi mavi…..mami…!!??
      Le qe pse me u marre me nji rracist.
      Zoti te ruajt me nji drrase mangut!

  8. KJO ESHTE E ARDHMJA . VIDHE BEJ ÇFARE TE DUASH DHE IK QE TE VIJ UNE E BEJ ÇA TE DUA E KESHTU ME RRADHE NJE CIKEL 4 OSE 8 VJEÇAR .

  9. Duhet ti themi stop . Por kujt ti themi me pare , kur nga keta nuk na degjone asnjeri . Keta na shohin si numra dhe si skllever dhe jo si njerez . Keta meritojne perbuzje dhe perçmim .

    1. Kush janë “këto” ?
      Kanë emrat, bëmat dhe kauzat e tyre
      Ata që bashkëpunojnë me serbët apo eneveristët që kanë bërë mizori tek ne shqiptarët e ata që bashkëpunojnë me bandat mafiote të trafikut të drogës, apo ata që po luftojnë për dekriminalizimin e shtetit e për të ardhmen demokratike të Shqipërisë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *