• |
ide | kryesore

Alketa Vejsiu: Jam Ferragni e shqiptarve

Paparazzi, Slider



Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare e cila do të prezantojë në festivalin e famshëm “Sanremo” në Itali.

Ajo do të jetë në skenë krah emrave të famshëm dhe ky është padyshim një sukses i madh për moderatoren shqiptare.

Në një intervistë për revistën italiane “Gente”, Alketa i është prezantuar italianëve si “Chiara Ferragni e Tiranës” (Blogerja më e famshme në Itali).

“Amadeusi deshi ta kishte në krah, por pak e njohin. Nuk është vetëm prezantuese në radio e television, por edhe sipërmarrëse mode dhe influencuese. “Punoja që 14 vjec“- shkruhet në përshkrimin e Alketës në revistë.

“Po mendoja tani per mijera shqiptare qe jetojne ne Itali, qe kane bere sakrifica dhe jetojne me dinjitet ne nje vend te huaj, qe mund te ndihen krenare per ate qe perfaqesojne, qe blejne revistat dhe lexojne per Shqiperine! Une e di emocionin dhe krenarine e tyre! E ndjej ne mesazhet qe me nisin ne inbox! Kete Sanremo jua kushtoj juve❤️”- shkruan Alketa në postimin e saj.

“Sanremon e kam parë që fëmijë. Kur mora konfirmimin e pranisë sime, isha në një fshat në mallet pranë kufirit me Kosovën dhe lëshova një britmë të fortë gëzimi pastaj nisa të qaj. Koka më vinte vërdallë nga lumturia. Mora menjëherë në telefon nënë, babain dhe tim shoq”- ka rrëfyer Alketa.

Gjithashtu, moderatorja ka treguar se është lumturisht e martuar që vrej vitit 2006 dhe ka dy fëmijë, të cilët i ka lindur të dy në Firence.

Alketa rrëfen se për një periudhë kohore ka jetuar në Toskanë.

“ Rrogën e parë e kam cuar në shtëpi në moshën 14 vjecare, kur punoja për një radio private në Shqipëri. Kisha një bicikletë me të cilën endesha rrugëve të Tiranës duke ndjekur ëndrrën time. Ndërkohë studioja shumë. Isha ambicjoze. Ishim të varfër dhe doja të bëja dicka të mirë për time më, për babain dhe vëllanë. Studimi dhe puna intensive kanë qenë garancia ime e suksesit.”- është shprehur ajo.



3 Comments

  1. Bravo te qofte, megjithese nuk duhet harruar qe Rama te ndihmoj me nderhyrjen e tij, pasi ty te ka ceshtje pasioni . Dhe meqe deshtoj me bizneset italiane, te pakten me ty i eci…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *