• |
ide | kryesore

Batuta spektakolare e Conte për merkaton: “Nuk është se morën gjysmën e Real Madrid”

Sport



Fusha dhe merkato në qendër të vëmendjes, me barazimin në Lecce si plagë ende e hapur, por që nuk ka zbehur vullnetin për të shkuar përpara, kokëulur, në këtë rrugë. Antonio Conte i ka paraprirë temave, në vigjiljen e ndeshjes me Cagliari e paralajmëron Inter të mos ulë përqednrimin, sepse ata “janë një skuadër e mirë dhe e tregon klasifikimi”.

Natyrisht në vëmendjen e teknikut nuk mund të mungonte një riferim për të sapo ardhurit, apo atyre që mund të mbërrijnë së shpejti, në ditët e ardhshme më saktë: “Duhet të kërkojmë të përforcojmë skuadrën aty ku është e nevojshme me ide e inteligjencë, duke e ditur se nëse dikush futet, dikush duhet të dalë. Kështu është bërë deri tani, nëse më pas do të mbërrijnë para të tjera, mendoj se do të investohen. Por nuk është se kemi marrë gjysmën e Real Madrid…”.

Në fund edhe një opinion për shkëputjen e Juventus: “Duhet të vazhdojmë të kemi entuziazëm pa parë të tjerët. Kemi fituar besueshmëri e tani të gjithë befasohen kur barazojmë në transfertë, por skuadra është përmirësuar me punë e duhet të vazhdojë ta bëjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *