• |
ide | kryesore

Ish-deputeti i Vetëvendosjes thirret nga Gjykata Speciale

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Emrush Xhemajli ka njoftuar se është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të shkuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit.

Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se deputetët që e votuan këtë gjykatë, do ta kenë njollë të zezë ndër breza.

“Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris. Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatën speciale, apostafat kundër UÇK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza”, shkroi ai.



1 Comment

  1. Ish deputeti i VV,ka thene nje te vertete,qe ne fakt eshte turpi i Parlamentit dhe qeverise se Kosoves,qe ka miratuar kete gjykate,perpara se te krijohej gjykata per krimet e ushtrise dhe paramilitareve serbe,ne Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *