• |
ide | kryesore

Kapet 1.3 ton kokainë në Greqi, dyshohet se do vinte në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sasi e madhe kokaine, rreth 1.3 ton, është sekuestruar në kuadër të një operacioni që po zhvillohet në Greqi

Një operacion i nisur nga DEA amerikane ka përfunduar në portin e Astakao Etoloakrananias në vendin fqinj dhe në pranga janë vendosur 6 persona.

Mediat greke raportojnë se droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos, ndërsa theksojnë se disa nga të arrestuarit janë origjinë shqiptare. Ende nuk dihet nga kishte ardhur kokaina dhe cili ishte destinacioni final.

Media greke shkruajnë se droga besohet se kishte destinacion portet shqiptare. Gjatë ditës pritet që të ketë një konferencë për mediat nga policia greke për të zbardhur detaje nga ky aksion i madh.



3 Comments

    1. hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa … vendi i trete ne bote per konsumim kokaine thone keta shkencetaret idiot te sondazheve

  1. Per idiotet qe nuk kane as emer.Kokainat qe kane ardhur ne Shqiperi,direkt ne Durres,apo edhe nepermjet Malit te Zi,qe akoma nuk po gjykohen,nuk shkojne vetem ne Bulqize,Librazh,Elbasan e gjetke.neper keto vende levizin sasira te vogla,qe policia,indirekt ja ka dhene “licensen”e shperndarjes,njerezve qe bashkepunojne ne te.Sasirat e medha,levizin nga Shqiperia,per ne Europe.Ja fakti konkret, 1300 kilogram,kapen ne Greqi ku nga gjashte te arrestuar-sikunder thone mediat” ,disa” prej tyre,na qenkan shqiptare.Disa pre gjashte personave,presupozohet qe te paktem,me shume se gjysma e tyre,mund te jene kingat tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *