• |
ide | kryesore

Plan-kursimi i Milan për talentin e Benfikës: fati i investimit në duart e Sevilla

Sport



Manovra të kryqëzuara për Milan, që në njërën anë kërkon të përforcojë skuadrën me lojtarë me të ardhme të shkëlqyer, por nga ana tjetër kërkon të qendrojë në terrenin e investimeve kursimtare, duke përdorur mekanizma interesantë për të shmangur klauzolën e zgjidhjes së kontratës së Florentino.

Milan provon kështu të mundë konkurencën e Manchester United për të arritur tek Florentino Ibrain Morris Luis, i njohur si Florentino, xhevahiri i futbollit portugez. Sipas emitentit SportTV, kuqezinjtë i kanë bërë propozimin e tyre Benfikës: huazim për 18 muaj e me të drejtë blerje për 50 milionë, e njëjta formulë që ka cuar Gedson Fernandes tek Tottenham. Mesfushori 20 vjecar, në fakt, ka një klauzolë të zgjidhjes së kontratës prej 120 milionë e vështirë se do të pranojë kushtet e italianëve.

Ndërkohë, Milan punon fort në dalje, për të siguruar likuiditetet e duhura për të ndërtuar sulmin final për Florentino. Nga Spanja vijnë konfirmime për një tratativë mes Milan e Sevilla për Suso. Sipas asaj që bën të ditur ‘Marca’, dy klubet po mundohen të mbyllin operacionin, por akordi është ende larg. Nyjet e operacionit lidhen me vlerësimin e kartonit të lojtarit spanjoll e gjendjes së operacionit: andaluzianët duan një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, kuqezinjtë shtyjnë për detyrim blerje. Suso kërkon të ndryshojë ambjent e në Sevilla do të gjente sërisht Julen Lopetegui.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *