• |
ide | kryesore

Polemika e protesta në Shkodër: Vllaznia e ka me arbitrin Meta, Laçi me Nwabuezen

Sport



Barazim zhgënjyes për Vllazninë, por jo Lacin, për mënyrën si erdhi ndeshja në Loro Borici. Kuqeblutë e Mirsad Jonuz nuk arritën ti rikuperonin pikët e diferencës me kurbinasit, duke kontestuar një penallti të padhënë në pjesën e dytë nga Kridesn Meta. Problem goli për Laçin, me thatësirën që ka përfshirë golashënuesin më të mirë të Superiores: Nuabueze nuk shënon prej katër ndeshjesh radhazi, duke e vënë në vështirësi tani Cungun.

Dëshira për të shënuar nuk i mungon amerikanit, por tani ai është nën kontrollin e vazhdueshëm të mbrojtjeve dhe presionin e reflekton edhe në mundësitë e shpërdoruara dy në harkun e dy minutave, në fundin e pjesës së parë. Jonuz hoqi dorë nga pritja e Hristov, duke e zëvendësuar me Zogajn, që i ndryshoi fytyrë shkodranëve, në një ndeshje që u tensionua në të 61′, kur Meta nuk vlerësoi 11 metërsh prekjen me dorë të Domgjonit. Protesta të shkodranëve në fushë e të tifozëve në tribuna, që hedhin në fushë shishe plastike, duke kujtuar ndeshjen e fazës së parë kundër Tiranës.

Jonuz përdori edhe Sidorenkon, sulmuesin tjeteër te ardhur në janar, për ofensivën finale, që prodhoi vetëm shtyllën e Likës, 11 minuta nga fundi e ku Stazhilla u tregua vendimtar me devijimin e tij. Portieri i Lacit mbetet protagonist deri në fund duke ndalur edhe Zogajn e Sidorenkon, për ti dhënë një pikë shumë të rëndësishme në një transfertë të vështirë skuadrës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *