• |
ide | kryesore

Raporti i Transparency International: Financimi i partive nga biznesi i madh sjell korrupsion

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Qeveritë duhet të adresojnë urgjent rolin korruptues të parasë së bizneseve të mëdha në financimin e partive politike dhe ndikimin e paligjshëm që ushtrojnë ato në sistemin tonë politik”, u shpreh Delia Ferreira Rubio, kryetare e Transparency International gjatë prezantimit të raportit të ri.

Ndërsa, Patricia Moreira menaxhere e Transparency International tha se:

“Për të patur mundësinë e ndalimit të korrupsionit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, ne duhet të merremi me marrëdhënien mes politikës dhe parasë nga bizneset e mëdhaja. Të gjithë qytetarët duhet të përfaqësohen në vendimmarrje”.

Raporti gjeti se përpjekjet antikorrupsion kanë ngelur në vend ose në disa raste kanë bërë hapa pas. Në 180 vende të vlerësuar, dy e treta e tyre kanë probleme serioze me korrupsionin. Madje, edhe vendet e renditura në vendet e para, e me performancën më të mirë nuk kanë “imunitet ndaj korrupsionit… në veçanti në lidhje me pastrimin e parave dhe korrupsionin në sektorin privat”.

Përshembull, edhe pse Suedia renditet e 11 në listë, kompania suedeze e telefonisë Ericsoon pranoi të paguajë një shumë të madhe parash për të mbyllur një çështje korrupsioni, ndërsa Danimarka dhe Estonia u përfshinë në një skandal të pastrimit të parave.

Raporti shkruan se Estonia u lavdërua në mënyrë të veçantë, falë masave të marra në uljen e “korrupsionit të vogël” dhe në transparencën e financimit të partive politike.

Ndërsa, Malta u vlerësua se ka bërë shumë hapa pas në luftën ndaj korrupsionit. “Nuk ka asnjë cudi që edhe dy vjet pas vrasjes së gazetare Daphne Caruana Galizia, e cila u vra sepse po raportonte një rast korrupsioni, vendi ende është i mbytur në korrupsion”, shkruhet në raport.



1 Comment

  1. Analiza eshte gabim per Shqiperine . Parate e biznesit ketu nuk financojne vetem partine, por mbi te gjitha vilat dhe makinat e drejtuesve dhe funksionareve te tyre, udhetimet luksoze, veset e kushtueshme, shopingun e dashnoreve, heshtjen e gruas, fatin e keq ne kazino, shpenzimet per deri ne 5 breza pas vdekjes se tyre. Gabimi tjeter eshte qe ato nuk jane parate e biznesit, por parate e buxhetit. Biznesmeni eshte ndermjetesi qe merr komisionin per kalimin e lekeve nga buxheti tek thesi(fizik) i politikaneve. Gabimi tjeter eshte qe ai nuk eshte biznes, por nje kombinim i kriminelit me pazarxhiun e vogel ish-fatorino. Gabim tjeter eshte qe nuk financon thjesht partine( e keqja e vogel) por mbi te gjitha financon votuesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *