• |
ide | kryesore

SPAK merr në dorëzim edhe dosjen për ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK merr në dorëzim një tjetër dosje. Bëhet fjalë për atë të ish-kryetares së Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami, e cila akuzohet për “Shpërdorim Detyre”.

Hetimi për ish-kryebashkiaken e LSI-së,  ka nisur gjatë vitit 2019 nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila së fundi ka shpallur mos-kompetencën për këtë dosje, duke ia kaluar SPAK.

Ish-kryebashkiakja e LSI-së, është kallëzuar nga disa qytetarë të Gjirokastrës në SPAK, për shembjen e disa banesave në vitin 2019, me qëllim zgjerimin e një rruge.

Më konkretisht, qytetarët e akuzojnë ish-kryebashkiaken se iu kishte prishur garazhdin e banesës, që ata pretendonin se e kishin me leje, ndërkohë që nuk kishin marrë asnjë dëmshpërblim.



6 Comments

  1. Keta te spakut po me duken si hajdut ordinere . Pse per keto idiotesira u krijuan keta hajdut xhepash ? E kane te veshtire te sulmojne politkanet , shikohet hashiqare .

    1. Jane te tredhur para politikaneve sepse jane vete deri ne fyt me hajduterira dhe gjobevenie . Prandaj jo me kot politika i zgjodhi keta .

  2. spaku mire e ben qe e mer ne konsiderate kete dosie po do ishte me e drejte
    qe spaku te hape dhe nje here dosien e families kriminale te mark frokut e te vellait te cilet pasurine re kane vene me prostitucion droge e vrasje te cilet jane te lire nga ish drejtesia e korruptuar

  3. Epo komunizmi qenka menyra e vetme qe amnistoka fdo politikan handut. Ajo merr forma te reja ne baze te periudhes dhe i heq njeriut cdo te drejte. Spo flas me se do na gjej belaja

  4. Po i marrin dosjet keta te- SPAKUT-jo per ti hetuar, por per ti zhdukur fare se po ti hetojne ande nga viti -2100 -ta ju vjen radha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *