• |
ide | kryesore

Virusi i rrezikshëm/ Thirrje nga Ambasadori shqiptar në Kinë: Mos ejani këtu se ka shumë rrezik

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa, Coronavirusi në Kinë, deri tani ka shënuar mbi 40 viktima, ambasadori shqiptar Selim Belortaja u ka drejtuar një mesazh të fortë shqiptarëve. Në një mesazh në rrjetet sociale, ai u bën thirrje shqiptarëve të mos udhëtojnë këto kohë në Kinë, pasi sikurse thekson ai ka shumë rrezik.

Belortaja ka publikuar një foto me maskë nga Kina, ku thekson se për shkak të gjendjes së rëndë të epidemisë autoritetet mund të mbyllin edhe transportin.

“Te dashur miq e bashkekombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Ëuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar.

Numri faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe që potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim. Autoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht. Këshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme” shkruan Belortaja.



2 Comments

  1. Po idiot ngele o Selim kurva qe bredh sa nga nje parti ne tjetren. Po per cfare do vijne shqiptaret ne Kine apo thua se eshte afer dhe destinacion turistik. Mund te kete ndonje qe ben tregti me Kinen dhe kaq por cdonjeri e di situaten dhe ska nevoje per keshillen tende te vyer. Si ka mundesi qe ti je ambasador pupupu

  2. Edhe i pa emer,por edhe injorant,qe do te shprehet per cdo teme:Dil e shiko tregun,more i pa emer dhe do dallosh se mbe 80 % e mallrave qe tregtohen,jane kineze.Po kush i sjell keto mallra kineze ne Shqiperi?Shumica tregtohen prej shqiptareve dhe vetem nje pjese e vogel,sidhet,apo tregtohet ,prej vete kinezeve.Prandaj duhet ta mesosh,se tregtia nuk behet vetem me telefon,por duhet te shkosh ne vendmdhe per dijenine tende,shqiptaret nuk jane tregtare te thjeshte,qe blejne neper komisionere,por tentojne te shkojne e te lidhen direkt ne fabrikat e prodhimit,qe mallin ta blejne nga dora e pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *