• |
ide | kryesore

Zhulohet data/ Kur do ta publikojë klipin Ledri Vula?

Paparazzi, Slider

Pak ditë më parë u tha se Ledri Vula do të nxjerrë shumë shpejt albumin e tij të ri.

“Iconstyle.al” njoftoi se s’ka vend për panik pasi kjo ishte arsyeja e vetme pse reperi i ka fshirë postimet e tij.

Reperi ka publikuar vazhdimisht video të shkurta që përmbanin vargjet e asaj që do të jetë kënga e re.

“Prive” shkruante pak kohë më parë se publikimi është shumë afër – në ditët e shkurtit dhe se videoklipi do te jetë shumë ndryshe nga se jemi mësuar të shohim jo vetëm Ledrin por në përgjithësi.

Por sot e kemi një datë se kur del fiks, klipi i reperit. Ka qenë Ledri ai i cili ka publikuar në Twitter datën e atij që mendohet se do të jetë hiti i momentit.

“1 shkurt” shkruan ai në Twitter duke na treguar kështu datën e projektit të ri.

Videoklipi ka tre muaj që është në produksion për të cilin është përkujdesur Elena Kelmendi, dhe nisur edhe nga tekstet e publikuara në Instagram, mezi presim ta dëgjojmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu