• |
ide | kryesore

Zbulohet emri, kush është policja që iu bë atentat me tritol në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjykates



Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së policisë në Durrës.

I është vënë tritol mjetit tip “Audi” të punonjëses Ornela Buraku.

Sipas mews 24, pas ngjarjes, policja Buraku ka deklaruar përpara oficerëve se nuk ka konflikte familjare apo me ndonjë person tjetër.

Pista e parë ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës. Policia kishte 17 vite në detyrë, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar deri më tani 10 persona, për t’u marrë në pyetje.

Siç raporton gazetarja Haxhiaj, shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në të gjithë Durrësin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 të mbrëmjes së kaluar, në lagjen 17, në zonën e ish-Kënetës, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi eksplozivi nga muri i jashtëm, në drejtim të banesës së punonjëses së policisë.

Fatmirësisht, nga sulmi nga pasur vetëm dëme materiale, ku sipas policisë, është dëmtuar makina tip “Audi” e polices. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit, duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë pranë banesës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *