• |
ide | kryesore

Almeda Abazi tregon pse nuk do të jetë më pjesë e serialeve turke

Paparazzi, Slider



Prej vitesh Almeda Abazi ka ndërtuar jetën e saj në Turqi, aty ku është marrë me aktrim në disa seriale turke si edhe është përfshirë në disa show televiziv.

Ajo së fundmi është bërë nënë e një djali të quajtur Efehan me bashkëshortin e saj, aktorin turk Tolgahan Sayisman.

Së fundmi Almeda ka qënë e ftuar në një emision turk ku ka rrëfyer se aktrimi i merr shumë kohë dhe për këtë arsye nuk mund ta bëjë më. “Pas lindjes së djalit jam në një botë tjetër. Dua të vazhdoj televizionin por aktrimin nuk mund ta bëj. Mezi shoh Tolgën prej orëve të gjata në punë. Nëse i futem dhe unë kësaj pune, nuk do arrijmë dot ta shohim njëri-tjetrin”, është shprehur ajo. Roli më i famshëm i Almedës në serialet turke është ai vajzës italiane të quajtur Valerija në “Sulejmani i Madhërishëm”, ndërsa Tolga së fundmi ka përfunduar xhirimet e serialit në të cilin ka bërë pjesë dhe djalin e tij, Efehan.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *