• |
ide | kryesore

Dy muaj nga tërmeti tragjik, Basha: Asnjë i arrestuar, asnjë hetim serioz!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me foto nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, Lulzim Basha shkruan se sot, dy muaj pas këtij tërmeti, “të gjithë jemi dëshmitarë sesi shteti i babëzisë dhe korrupsionit ka dështuar në çdo detyrë”.

Postimi i Bashës: 

Dy muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ndërsa përkujtojmë me dhimbje 51 jetët e humbura, të gjithë jemi dëshmitarë sesi shteti i babëzisë dhe korrupsionit ka dështuar në çdo detyrë.

Sot nuk ka ende një faturë reale dëmesh të vlerësuara.

Sot nuk ka ende një vlerësim përfundimtar të objekteve të pabanueshme dhe të dëmtuara.

Sot ka ende mijëra familje që kalojnë ditët e ftohta nëpër çadra, pa asnjë ndihmë nga shteti.

Sot qytetarët vazhdojnë të sorollaten nga njëra zyrë në tjetrën për të marrë bonusin e qerasë.

Sot ka mijëra qytetarë të cilët nuk kanë ku të fusin kokën dhe nga dëshpërimi, janë futur në banesat e dëmtuara duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të fëmijëve.

Sot fëmijë e të moshuar janë në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të kushteve të vështira në të cilat po mbijetojnë që prej dëmtimit të shtëpive.

Ende banorët pyesin se cfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre, por nuk marrin përgjigje.

Ende sot nuk ka asnjë masë për të ndihmuar në ringritjen e biznesit në Durrës e në zona të tjera të dëmtuara nga tërmeti.

Shumë biznese po mbyllen e qindra qytetarë po mbeten pa punë.

Rënia ekonomike e Durrësit sjell rënie ekonomike të të gjithë vendit.

Sot është e qartë për qytetarët se kjo qeveri dhe ky kryeministër i dështuar prodhon vetëm gënjeshtra dhe korrupsion, gjë të cilën e vërtetoi edhe raporti i Transparency International.

Nëse 150 milion dollarët që Edi Rama u jep 10 oligarkëve do të ishin akorduar për qytetarët, sot do të ishin strehuar në banesa me qera cdo qytetar që është lënë në mëshirë të fatit.

Nëse qeveria do të kishte miratuar paketën ndihmëse për biznesin e dëmtuar, do të kishte nisur rimëkëmbja.

Ndërkohë për krimin shtetëror në Thumanë që mori 24 jetë, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë hetim serioz, vetëm heshtje nga prokuroria politike që mbron Dakon dhe Bushin me urdhër të Edi Ramës.

Cdo ditë dështimi dhe mashtrimesh, është një ditë vuajtjesh më shumë, një mundësi e humbur për tu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe për të kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike dhe rikthimin në normalitet të jetës së mijëra familjeve. Dhimbja dhe vuajtja e tyre nuk mund të kapërcehen me lugën bosh të një kryeministri të dështuar.



12 Comments

  1. PALLOSHI I ANETES E KA ÇUAR VENDIN ATJE KU NUK MBANE ME POR EDHE TI NESE MENDON SE DO FITOSH ME FACEBOOK GABOHESH . NE EKRANE NUK DEL , PROTESTAT I ANULOVE , NDRYSHIME NUK DO TE BESHE , LEKE QE TE BLESH VOTA NUK KE , KRIMINELET NUK I KE ME VETE , ATEHERE ME THUAJ SI DO TE FITOSH . ME THUAJ NJE MOTIV PSE DUHET TE VOTOJ TY KUR TI EDHE ATO QE VAREN NGA TY NUK DO TI BESHE ? TI NUK ME BIND MUA QE JAM I DJATHTE SI DO TI BINDESH SHTRESEN NEUTRALE OSE GRI ? NDRYSHO SA NUK ESHTE VONE , NDRYSHO KURS ME 180 GRADE QE TI JAPIM MBI NJE MILION GRUSHTA KETYRE PERBINDESHAVE TE QEVERISE .

  2. He mo pse nuk ke pergjigje per parashkruesin kjo eshte pyetja qe te bejne shumica e shqiptarve sot dil prononcohu pa nenkuptime se ndryshe jemi po prap ne opozite Mos e bej si puna e priftit ” beni si them une e mos beni si bej une” se shqiptaret mos i mer per budallenj a djali mire se smba me uje pilafi qe ke gatu

  3. Sa te jesh ti ne drejtimin e Opozites, hajdutet e qerrrverise do ta zhdredhin me te gjallet dhe te vdekurit njekohesisht.
    Po ik or burre, lerja PD ndonje qe mund ti dali per zot vetes dhe Shqiptarve te ndershem qe kane mbetur me gishtat e dores.

  4. Ik ore qelbesire ngele me llafe. Kur te vi PD kur te vi P… ckutjon ti o birbo se do te hapin rruge komunistet ? O qelbesire i paafte qe na i mbylle dyert edhe neve duke bashkpunuar me ramen, po se ne kete oike quhet bashkpunim, ik qerrohu i shitur. Dhe bej te fala asaj merkelit tend te dashur bashke me ata anglezet e verhofstadt mikut te ngusht te sorosit. Pse nuk flet per sorosit, pse nuk te eshte degjuar njehere te flasesh per sorosin dhe lidhjet e tij me bashkimin evropian ? He mor majmun i paafte.

    Menkete loje ta ka marr rama ne kthese prej kohesh, tani ose nuk e ben si burrat dhe largohesh, me mire ta di gjithe njerzimi sa i paafte je sesa te na e besh jeten sketerr duke bashkpunuar me ramen. Se ate do e besh qe do e besh, se shpejti do uleni ne tavoline te flsini se keshtu do ju detyrojne dhe as qe nik e do e marresh vesh si qysh tek ndodhi, se aq nivel ke, prandaj je i blere.

  5. Filluan shpellkaret e salihut te sulmojne lulzimen,pas daljes se saliut ne klan ku atakoje lulune qe nuk di te beje opozitarin ku vete salihu nuk e lejon,ky urdher i koduar per shpellkaret qe e kuptuan dhe sot filluan sulmin,lulu nuk behet opozit nga amsterdami ku ti ke tre dite qe je larguar,shkeputu nga salihu se do ta haje koken o lulzime

    1. Ik mor te qifsha ropt se na kan ik vitet e jetes tu u nenshtru me i pranu gnitha bythqimlleqet e ktyre. Keta bashke me eliten e ropiane duan kaos. Kedhtu do jete, por individuale, kur te vin per te 100 herw te punet e mia njeri do iki per lesh qoft une qoft ai qe do mdali para. U be bytha juj te bej racionalistin, deri dje duke e shajt tani meqe ramanjuajni dashur ju ka thene duhet patjeter te bejme paqe u sulet per vete ju morrat e komunizmit. Dhe e shisni per keqkuptim madje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *