• |
ide | kryesore

“Gungaç bastard, i ule mbathjet”: Napoli nuk harron tradhëtinë e Sarrit

Sport



“Gungaç bastard! Ke thënë shumë gjëra e pastaj ule mbathjet!”. Kështu shkruan një parrullë e ekspozuar jashtë stadiumit San Paolo nga Curva A në ditën e kthimit të Maurizio Sarri për herë të parë si kundërshtar në stadiumin e tij të vjetër. Tifozët e Napoli nuk e kanë falur tradhëtinë e ish-teknikut e kalimin e tij tek Juventus pas tre vitesh të shkëlqyer nën Vezuv, ku midis ishte vetëm eksperienca tek Chelsea. Parrulla kundër Sarri janë shfaqur edhe në Maschio Angioino e në pika të tjera strategjike të qytetit.

Parrullat janë shfaqur në mbrëmjen e kaluar e janë hequr pak më vonë. Mbi episodin ka nisur menjëherë hetimet Digos. Në fakt kjo situatë pritej, pas imazhit anti-juventin që kishte krijuar tekniku, i famshëm për gishtin e mesit të treguar tifozëve bardhezinj para një ndeshje, por që është rrëzuar brutalisht me uljen në pankinën e kampionëve të Italisë. Fishkëllima e kontestime kundër teknikut toskan ka patur edhe në mbrëmjen e djeshme, kur autobusi i Juventus ka mbërritur në hotel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *